Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Xhufi: Përplasja e institucioneve për plotfuqishmërinë është e tepërt

I ftuar në “News 24” historiani dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Romë, Pëllumb Xhufi ka deklaruar se përplasja e institucioneve për plotfuqishmërinë në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë është e tepërt, dhe shton se diskutimet mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme për këtë çështje do të ishte e udhës të bëheshin në mënyrë informale dhe jo në sytë e publikut.

“Këto diskutime janë bërë në sytë e publikut, ndonëse mund t’i kursehej. Është një gjë që mund të diskutohej me Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme. Të dy palët thonë se jemi në rregull me ligjin. Mendoj se është një përballje që do ishte dashur të zgjidhej përmes juristëve, dhe jo përballë kamerave. Në të kundërt nuk do të kishte mungesë transparence, pasi një marrëveshje e tillë është e vështirë dhe komplekse. Është e vështirë që të bëhet një marrëveshje e kësaj natyre, kësaj herë e drejtë, pasi e para rezultoi ndryshe. Edhe takimin e Metës me ish-presidentët besoj se duhet të ishte informal, dhe nuk mendoj se duhet të publikohej”, tha ai. Xhufi shprehet më tej se beson se ky ngërҫ institucional do të kapërcehet. “Nuk mund ta gjykoj Presidentin Meta, dhe jam i prirur të them se ai ka të drejtë. Ajo që nuk më pëlqen në këtë histori, është fakti që del një përplasje institucionale. Në kushte të tilla kur institucionet tona kanë shumë probleme, kur politika është në shënjestër të opinionit publik, një përplasje e tillë ishte e tepërt. Duke njohur natyrën e Presidentit Meta do të doja të Kishte evituar, dhe të procedonte në një mënyrë informale. Nëse këto kontradikta do të vijojnë, atëherë nuk do mund të fshihej më. Por jam i bindur që do të kapërcehet ky ngërç, dhe ne të gjithë do të shprehim zhgënjim pse duhet të ndodhte diçka e tillë”, u shpreh Xhufi.

Please follow and like us: