Albspirit

Media/News/Publishing

Sulejman Mato: Adami dhe Eva

 Image result for adami dhe eva
“Qoftë e lëvduar dashuria
ku nuk ka as pronarë as pronë”.
Borghes

I pari mbërriti në tokë Adami.
Më pas zbriti Eva.
Disa thonë, zbritën nga yjet,
në një kopsht me mollë.
Bibla thotë: U ngjizën nga balta e dheut të tokës sonë.

Stërgjyshërit tanë të parë,
zbritën nga qielli, ose mbinë nga toka.
Lakuriq, pasi ende nuk ishin shpikur rrobat.

Qysh natën e parë bënë dashuri,
nënë Hënë e nënë yje.
Shtazët e egra, ujq, arinj, tigra dhe luanë
ulërinin në pyje…
Kishin ndjerë me tmerr
rrezikun e mbërritjes së njeriut të parë.

Në ditët e tjera
nga qëndrimi i tyre lakuriq, pranë e pranë,
për çudinë e yjeve lindën dy djem.
Abeli i pari,
i dyti Kaini që vrau vëllanë.

Ky qe fillimi.
këta qenë të parët tanë.
Jo vetëm yjet, por edhe kafshët e tjera,
u çuditën nga kjo mynxyrë, kur panë
vëllai mbyste në gjak të vëllanë.

Qysh në gjenezë lindi urrejtja,
u rrit nëpër shekuj, gjer tej e vona…
Nga njeriu i parë te njeriu i ditëve tona.

Please follow and like us: