Albspirit

Media/News/Publishing

Protestë edhe në Tiranë për lirimin e protestueve të arrestuar

Përfaqësues të shoqërisë civile së bashku me të afërm të të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit protestuan mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në këtë drejtori ndodhen një pjesë  e protestuesve të arrestuar për shkak se paraburgimi në  Kukës kishte mungesë ambjentesh për të akomoduar 24 banorët e ndaluar nga 36 urdhër-arreste në total të lëshuara nga prokuroria e Kukësit.

Protesta me të njëjtën kërkesë pati gjatë ditës edhe në komisariatin e  Kukësit. Ndërkohë Këshilli bashkiak dhe kreu i bashkisë Kukës Bashkim Shehu kanë kushtëzuar çdo negociatë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhje mbi tarifimin e Rrugës së Kombit me lirimin e qytetarëve të arrestuar.

Please follow and like us: