Albspirit

Media/News/Publishing

Iris Luarasi del kundër Ramës: Përjashtimi i këshilltarëve-këmbanë alarmi, ata janë heronj

Pedagogia Iris Luarasi vlerëson se largimi i këshilltarëve socialistë në Kukës nga Rama është një këmbanë alarmi. Ajo deklarohet në mbështetje të tyre duke theksuar se ata janë heronj të vërtetë.

“Largimi i këshilltarëve në momentin që janë këshilltarë të mirë dhe jo militantë të mirë partiak, për mua ishte një këmbanë alarmi. Unë mendoj që PS-së do t’i bënin nder këshilltarë politikë që reagojnë në fillim fare për qytetarët dhe më pas për partinë politike që janë zgjedhur. Mendoj se ata janë njerëz të nderuar. Janë patjetër heronj në qytetin e Kukësit sepse përpara partisë vendosin qytetarin dhe kjo është një nga gjërat që na mungon. Lëvizja e fundit për të hequr këshilltarët nga strukturat e PS-së, nuk i bënte nder komunikimit të kryeministrit”, tha Luarasi në Ora News.

Please follow and like us: