Mijëra vetë demonstrojnë dhe përleshen me forca represive
Mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit në mbrëmjen e 3 prillit në qarkun e Kuy-e Alavi të Ahvazit, në jug-perëndim të Iranit. Agjentët e Ministrisë së Inteligjencës kanë hapur zjarr mbi protestuesit. Të paktën një agjent i Ministrisë së Inteligjencës është vrarë dhe një tjetër është çarmatosur.
Gjatë përleshjeve të kësaj mbrëmjeje në Ahvaz midis banorëve dhe forcave represive të regjimit iu vu flaka një automjeti që i përkiste forcave represive.
Forcat represive të regjimit iranian hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve në qarkun Kuy-e Alavi të Ahvazit.
Njoftohet se qyteti Hamidie është nën bllokadë ushtarake ngase regjimi përpiqet të parandalojë protestat anti-qeveritare.
Please follow and like us: