Për llogari të italianëve arrestohet ish-gruaja e Ramës
Manjola është ish-gruaja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, që u vra 9 vite më parë në Lundër.
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Ajo pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj për t’u përballur me drejtesinë atje.
Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Please follow and like us: