Albspirit

Media/News/Publishing

Zhaklin Lekatari: Artikulli më i lexuar te tabu.al është “Ata që nuk ta lëpijnë”

Zhaklin Lekatari, themeluesja e “Tabu.al”, blogut të vetëm me përmbajtje seksuale në Shqipëri vjen në një intervistë për Dritare. net.

 

Dritare.net: Nga mbulimi i fushës së politikës në radio në Kosovë në një blog për seksin në Shqipëri. Mendoni se ka të përbashkëta midis politikës dhe seksit?

Gjithmonë ka pasur një lidhje jo vetëm midis seksit dhe politikes por dhe fesë, me emërues të përbashkët pushtetin. Përsa i përket eksperiencës personale pastaj, rrugëtimi im erdhi natyrshëm si përgjigje e mungesës së një platforme të tillë, dhe si fuqizim personal që doja të ndaja dhe me ata që më rrethojnë. Pastaj gjërat fillojnë e rrjedhin vetë duke marrë më shumë kuptim çdo ditë.

Dritare. net: Cila janë problematikat kryesore që kanë të rinjtë shqiptarë në lidhje me seksualitetin në ditët e sotme?

Mungesa e informacionit, mungesa e edukimit, mungesa e komunikimit dhe mungesa e dëshirës për të kuptuar dhe dashur veten. Seksualiteti është fluid dhe pëson ndryshime sikurse dhe ne, ai zhvillohet, zgjerohet apo rafinohet sikurse dhe vetë individi në rrugëtimin e tij. Komplekset dhe ndjenjat e inferioritet janë tepër të zhvilluara në Shqipëri dhe kjo ndikon në të gjitha llojet e marrëdhënieve, jo vetëm në atë seksuale.

Dritare.net: Nëse meshkujt shqiptarë do ta lexonin më shumë “Tabu” do të bënin seks më të mirë?

Nëse djemtë dhe vajzat shqiptare do të lexonin tabu.al patjetër që do të kishin marrëdhënie më të mira jo vetëm seksuale, por dhe njerëzore, romantike apo shoqërore. Tabu është hapësira e duhur për të marrë informacion të saktë, të filtruar dhe për t’u zhveshur nga pasiguritë dhe turpi që shpesh herë na bëjnë të stepemi dhe të jemi kritikuesi dhe sabotatori më i madh i vetes.

Dritare.net: Ke theksuar se je një feministe e zjarrtë. Më cito tre emra publik të meshkujve shqiptarë që mendon se janë feministë.

Blendi Salaj, Gëzim Tushi dhe Albatros Rexhaj, janë tre të parët që më erdhën në mendje pa u menduar gjatë.

Dritare.net: Cili është artikulli më i lexuar që nga krijimi i  blogut deri në këto momente?

 Artikulli më i lexuar është “ Ata që nuk ta lëpijnë”, një shkrim që flet për mungesën e paralojës dhe e seksit oral sidomos të performuar te vajzat apo gratë. Megjithatë ka dhe disa tematika të tjera që janë me interes të madh, sidomos për disa tema specifike dhe pikante, si treshet apo seksi anal.

Dritare.net: Sa aktive dhe e  interesuar është grupmosha mbi 45 në faqe?

 Është shumë aktive dhe e interesuar. Dy janë grupmoshat më aktive në Tabu, ato nga 24 në 35 dhe ato nga 35 në 45 vjeç, ndërkohë që diferenca përsa i përket gjinisë në këto grupmosha është e papërfillshme, pra ka interes të madh si nga burrat por dhe nga gratë.

Dritare.net: Si mund ta kthesh në më të prekshme punën tënde edhe për njerëz që kanë më pak akses në blog, p.sh për ata që jetojnë në zona më periferike të vendit?

 Në planet e mia, përpos realizimit të videove  në një platformë të ndjekur siç është dhe You Tube, realizimit të një program radiofonik, është dhe bashkëpunimi me institucione si Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, për të kryer trajnime, klasa, work shope apo evente në hapësira publike, mbi të gjitha në këto zona, në mënyrë që tabutë të tronditen pikërisht aty ku janë më shumë të rrënjosura.

Dritare.net: Më trego një pyetje apo mesazh që ke marrë në blog të cilit  edhe vetë e ke pasur të vështirë t’i përgjigjesh.

Mesazheve që përfshijnë pyetje me informacione bazike, që me sa duket një pjesë e mirë, sidomos e rinisë ende nuk i dinë.

Dritare.net: Nëse dua të zhvilloj më tepër imagjinatën time seksuale, ku mund të shkoj përveç Sex Shopit dhe “Tabu”?

 Nëse Tabu.al dhe filmat erotik  apo aksesorët në një seks shop zhvillojnë imagjinatën mendoj që është pozitive, por raporti, komunikimi, me veten dhe partnerin janë fokusi kryesor, por dhe pak ëndërrim me syhapur mund të jetë një mënyrë e duhur. Pastaj ne shpesh herë harrojmë dhe anën biologjike apo anatomike të njeriut. Pra nëse jemi ne fazë ovulimi dëshira për të flirtuar apo dhe pasur marrëdhënie është më e madhe, nëse kemi pasur marrëdhënie të mira me prindërit dhe jemi rritur me dashuri dhe raporti me partnerin është më i shëndetshëm dhe nuk bëhemi “kërkues të vëmendjes me forcë” .

 Dritare.net: Dëgjojmë shpesh që femrat shqiptare nuk janë “të lehta” apo janë të kompleksuara ndaj marrëdhënieve të reja seksuale. Sa i vërtetë është ky mit?

 Mendoj që ky mit varet shumë nga zona apo vendi për të cilin flitet. Per shembull në Kosovë, fare pranë nesh ekziston mendimi i kundërt, që vajzat shqiptare janë më të lehta për shkak të mentalitetit më të hapur që ekziston në Shqipëri. Personalisht mendoj që për momentin është krijuar një situatë kaotike. Vajzat i japin rëndësi të madhe dukjes, ndonjëherë më shumë për t’i bërë konkurrencë shoqeve, apo për të rrëmbyer disa shikime mikluese.

Më duket sikur  më shumë se një tentativë për të gjetur një partner në gjendje të mirë ekonomike që t’i japë kuptim dhe ndihmë jetës së tyre. Nga ana tjetër djemtë janë të kompleksuar se presioni ndaj tyre për të pasur një makinë të mirë, punë të mirë, financa të majme, është rritur gjithashtu. Kështu që disa prej tyre bëjnë tentativa për të arritur këtë, ndërsa disa të tjerë kërkojnë partnere të kamura, ndërkohë që të tjerë mjaftohen me atë që gjejnë.

Dritare.net: Sa të përhapura  janë “One night stand” në Tiranë , nga 1 te 10-ta?

 Për të dhënë një notë apo numër të saktë duhen bërë statistika pro ajo që mund të them është një janë në rritje dhe besoj të moshat më të pjekura, pra afër dhe mbi 30 vjeç.

Dritare.net: Royan Gosling  te “The Notebook” apo Gray te “50 shades”?

Asnjëri nga të dy.

Dritare.net: A ka një formulë për të arritur harmoninë apo perfeksionin seksual?

 Marrëdhënia nuk është shkencë ekzakte dhe si rrjedhojë nuk ekziston një formulë e saktë që do na çojë drejt suksesit, por nga ana tjetër ekziston një bonsens apo një dëshirë dhe vetëdijesim për të kultivuar dhe ushqyer raportin më partnerin, apo partnerët. Për të ushqyer një raport është shumë e rëndësishme të gjejmë kohën për vete dhe partnerin, të gjejmë kohë të shkëputemi nga stresi, puna, përditshmëria, hallet, problemet, sikletet. Të gjitha këto dalëngadalë, të mbysin, të konsumojnë, duke bërë të njëjtën gjë dhe me marrëdhënien./Dritare.net/

Please follow and like us: