“Përtej Detyrës”, ekspozita kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit në Prishtinë
Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Holokaustit – dhe janë njohur si “Fisnikë midis Kombeve” apo të “Të Drejtët midis Kombeve” u hap në Prishtinë, më 13-14 prill 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
“Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët gjatë dy ditëve 13-14 Prill 2018, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Thelbi i ekspozitës përbëhet nga tregimet e diplomatëve të cilët u njohën si “Të Drejtët midis Kombeve”. Tregimet përfaqësojnë diversitetin: vende të ndryshme të origjinës, vende të ndryshme ku ata kanë vepruar dhe kanë ndërmarra veprimeve të ndryshme për të shpëtuar njerëzit në faza të ndryshme të Holokaustit. Tregimet janë të endura brenda zinxhirit historik të ngjarjes së holokaustit, së bashku me një sfond historik më të veçantë që lidhet me secilën prej këtyre tregimeve”, thotë Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së “Bridging the GAP”.