Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë porosi për rikthimin e jetës intime

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se gratë lodhen nga marrëdhënia seksuale me partnerin e tyre më shpejt se meshkujt.

Kjo mund të kthehet në shkak që sjell tradhtinë apo divorcin, por ekspertët e seksit tregojnë disa metoda për ta shmangur një gjë të tillë. Nëse jeni larguar nga seksi, mjafton të rikujtoni se sjell përfitime shëndetësore, përfshirë mbrojtjen kundër kancerit apo infeksioneve të ndryshme.

Këto janë disa mënyra që do ju ndihmojnë duke sjellë më tepër pasion në jetën tuaj seksuale.

1-Shumë cifte zhgënjehen pasi nuk përgatiten për të qenë energjikë gjatë marrëdhënies. Zgjidhja më e lehtë është zgjimi i gjoksit të kënaqësisë duke përdorur masazh me vaj, lodra seksuale apo cdo gjë që ju stimulon të jeni aktivë.

2-Jepini njëri-tjetrit mundësinë për të provuar gjëra të reja. Nëse juve ju pëlqen të provoni një pozicion të ri, nuk duhet të frikësoheni dhe të tërhiqeni. Për ta bërë më interesante, mjafton të merrni një libër dhe zgjidhni një faqe me partnerin/en. Gjithcka që do ju dalë para, duhet ta provoni.

3-Fillojeni seksin me një puthje. Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e puthjes. Është hormone seksual që rrit epshin. Puthja konsiderohet si një mënyrë e përsosur për të reduktuar tensionin dhe krijon më shumë intimitet. Ka shumë cifte që kënaqen duke u puthur pa u menduar. Bëjeni këtë gjë me aq pasion sa në fillim e lidhjes dhe do keni rezultate të shkëlqyera në dashuri.

4-Dashuroni trupin tuaj. Shumë femra e shohin veten si jo tërheqëse, gjë që ndikon menjëherë në jetën seksuale. Nëse nuk e doni trupin tuaj dhe bëni kritika të shpeshta për veten, nuk do arrini asgjë. Duhet të pëlqeni veten dhe nëse keni dicka që nuk shkon. Partneri do ju dojë akoma më shumë.

5-Përzieni pozicionet e preferuara seksuale. Shumica e cifteve fillojnë marrëdhënien në pozicionin e preferuar dhe e përfundojnë me të. Por sugjerohet që ta ndryshoni kohë pas kohe. Është ndjenjë më e bukur kur dashuria është sensuale dhe provokuese. Mjafton edhe nëse putheni apo përqafoheni herë pas here.

Please follow and like us: