Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Ahmetaj braktis haremin e ministrisë për bukuroshen e Albtelecom-it

Ka ca kohë që ministrit fuqiplotë e pushtetshumë të kabinetit Rama, nuk i shkohet në zyrë. Edhe pse aty e presin një tufë vajzash seksi që nuk ia kursejnë shërbimet, Arben Ahmetaj përsëri ka filluar të bëjë mungesa në punë. Çka ka shkaktuar gati-gati panik nëpër kabinet e më poshtë, deri në poste relativisht të larta në administratë,ndër figura femërore të emëruara prej vetë ministrit, më shumë se prej aftësive profesionale, prej disa shërbimesh të tjera me pullë të kuqe. Kush e njeh Benin shtatshkurtër, e di se për çfarë bëhet fjalë…
 Por këto të fundit duket se nuk po e kënaqin më Ministrin e Ekonomisë. Sepse e ka zënë qymyri tjetër kund e si rrallë herë.

Dashuria e re e Benit quhet Erjola, një vajzë elegante flokëgështenjë, me tipare tipike mesdhetare, lozonjare dhe e hedhur që – rastësisht ose jo – mban një post të rëndësishëm në marketingun e Albtelecom.

Çifti është njohur në njëevent në Tiranë. Nga ato eventet e mëdha vanitoze, ku silikoni derdhet lumë e ku zhveshja ështëDressCode- i i mbrëmjes.

Por sado shumë që ishin atë natë, Benit (natyrisht) nuk i shpëtoi nga vëmendja prej gjuetari, vajza belhollëeAlbtelecom-it. Iu bë aq shumë fiksim sa i çonte lule çdo ditë në zyrë, dhurata të shtrenjta e ftesa për vende luksoze.

Dhe Erjola nuk vonoi t’ia kthente peshqeshet. Ashtu siç i do Beni e pavarësisht namit prej Don Zhuani të thekur të ministrit. Kështu lidhja që nisi si lojë e përkohshme, ka përfunduar në një dashuri që tregohet kudo. Aq sa dihet edhe tjetra: Nëse do të mbarosh një punë tek Ministri i Ekonomisë duhet të kalosh nga Erjola dhe anasjelltas. Për momentin Erjola është eminenca gri e Ministrisë së Ekonomisë.

Punët madje duken kaq serioze sa, jo shumë kohë më parë, qarkulloi lajmi se Beni kishte filluar procedurat e divorcit dhe nuk ndante më të njëjtën shtëpi me bashkëshorten që ia njohin të gjithë. Por pas një gjyqi të gjatë familjar, të dy palët kanë ndryshuar mendje e kanë bërë një pakt: si gjithmonë, zyrtarisht do të jenë bashkë. Por de facto secili do të jetojë jetën e vet…

Dhe ministri dihet se nuk humbet asnjë minutë. Këto kohë, mbase jo shumë shpesh në zyrë, në “haremin” ku zakonisht kalon kohën e ku deri vonë e gjenin të gjithë orë e pa orë. Deri kur Erjola të zëvendësohet më një tjetër, më të freskët, më të njomë e më të bukur, Beni do të rendë pas saj.

Nëpër udhëtime të shkurtra jashtë, në fundjava romantike, por të zjarrta, me dhurata të çmuara dhe prestigj. Sepse nuk është pak të jesh dashnorja e preferuar e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave/Pamfleti.com

Please follow and like us: