Sulmuesi i Luftëtarit nënshkruan për klubin e njohur europian
Futbollisti i cili aktivizohet te Lufëtëtari, Kristal Abazaj bën një hap të madh në karrierën e tij. Sulmuesi i talentuar nënshkruan me klubin e madh belg, ‘Anderleht’. Abazaj do të transferohet në kampionatin belg gjatë merkatos verore, ku mësohet se ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Abazaj është shprehur se ndihet shumë i lumtur për finalizimin e këti operacioni. Anderlehti është një klub që merr pjesë rregullisht në Kupat e Europës. Më parë për klubin e njohur ka luajtur edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Besnik Hasi. Ky i fundit madje ka qenë edhe trajner i këtij klubi.
Please follow and like us: