Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Për vrasësin sekret të hijeshisë femërore

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Në vend të një apeli jo vetëm për vajzat dhe gratë

 

Isha si ti.

Isha si ti përpara se një eko gjiri të më lajmëronte se duhej të luftoja paepshëm për jetën.

Isha si ti, përpara se një eko gjiri të më ftonte për të shkuar e detyruar në një sallë operacioni, në një spital ku gjenden edhe shpirtra të vdekur.

Në një spital plot me njerëz, plot me femra me shpirtëra të pajetë, me zemra të bëra copë-copë në luftë për të shpëtuar nga një trup misterioz dhe i ftohtë.

Plot me femra të cilat luftojnë për të rifituar një jetë, për të rindërtuar një familje tashmë të tronditur e shkatërruar, për të bashkuar copëza njerëzore e për të tharë lotë.

Isha si ti, përpara se një pjesë trupi të më zhdukej përgjimonë.

Isha si ti, përpara se rrënjët e flokët të më thaheshin nga helmet e kimioterapive dhe t’i shikoja fijet e arta të flokut kudo: në krevat, në dysheme, në dush, në shami.

Isha si ti, përpara se të gjendesha bosh.

Isha si ti dhe për një moment, jo më!

Isha si ti, por pas një beteje të fituar, jo më.

Jam më shumë se ty. Kam më shumë se ty.

Sepse dola fitimtare në betejën më të ashpër, më shkatërruese të jetës falë forcës së sime të brendshme, forcës femërore, të cilën ti nuk e ke njohur ende.

Isha si ti.

Isha si ti para se të humbja gjithë peshën që e kisha.

Isha si ti para se ta kuptoja se diçka do të shfaqej brenda meje për të më mposhtur, por që nuk arriti të më thyente.

Isha si ti para se të dorëzohesha para botës që m’u rrënua mbi kokën time, duke mos e ditur se pse më ndodhi bash mua,se pse pikerisht unë.

Isha si ti derisa dielli m’u shua, por nuk jam si ty.

Nuk jam si ty.

Jam më shumë…

Please follow and like us: