Iran: Grevë e tregtarëve dhe dyqanxhinjve në dy qytete perëndimore
Tregtarët dhe biznesmenët në Baneh (në provincën e Kurdistanit) dhe Javanrood (në krahinën e Kermanshahit) bënë grevë të dielën më 15 prill, në shenjë proteste për mbylljen e kalimit kufitar dhe tregjeve kufitare dhe rritjen e tarifave doganore.
Grevistët e Banehut pastaj marshuan drejt zyrave të guvernatorit. Populli i Banehit, në një akt simbolik, shtroi mbulesa tavoline në rrugë të ndryshme për të protestuar ndaj situatës së tmerrshme të jetesës dhe të biznesit të tyre. Gjatë këtyre protestave, një nga agjentët e inteligjencës së regjimit u ndëshkua pasi qëlloi në ajër për të shpërndarë protestuesit.
Duke mbyllur kalimet kufitare, regjimi i mullahëve i ka mohuar hamallët e privuar nga e vetmja mënyrë e tyre e jetesës, dhe kërkon t’i zhvasë edhe më duke imponuar më shumë presione. Kjo ka çuar në një recesion në treg dhe në nivele të larta të papunësisë. Për shkak të shkatërrimit të industrive dhe ekonomisë së vendit, nuk ka mundësira punësimi në këto zona dhe një një pjesë e madhe e njerëzve e sigurojnë jetesën duke punuar si hamej në kufij ose në shitje me pakicë. Sipas udhëheqësve të regjimit, më shumë se 68,000 hamej punojnë në rajonet kufitare, duke përfshirë fëmijë 10-vjeçarë, gra dhe burra të moshuar, studentë universitarë dhe të diplomuar. Ndërsa përballen me një shumëllojshmëri rreziqesh, siç janë vrasja nga rojet e IRGC dhe rojet kufitare, rënia nga malet, ngrirja për shkak të të ftohtit , dhe bllokimi nën ortek ata fitojnë vetëm 30 deri në 50 mijë tomans (5$ – 9$) për çdo ngarkim.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit