Albspirit

Media/News/Publishing

Mynyr Koni: Të hetohet universiteti i Tiranës për 10 vjetët e fundit

Krimet e Rënda kanë nisur një hetim në lidhje me akuzat që kanë ngritur ndaj njëri tjetrit ish-rektori i Universitetit, Dhori Kule dhe rektori aktual Mynyr Koni. Nisja e hetimeve u ndoq me një deklaratë nga Koni i cili ka kërkuar që hetimi të kryhet për 10 vitet e fundit të qeverisjes së Universitetit.

Deklarata e rektorit Koni

Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kerkese organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.

Please follow and like us: