Jorida Tabaku: Në vend të një përgjigje për Ahmetaj!
Sot Ahmetaj foli për Shqipërinë e propagandës për atë ku jetojnë Rama, ministrat e një grup njërëzish që marrin tendera e koncesione.
Nuk foli për ata 11 kuksianë që u arrestuan padrejtësisht nga shteti policor sepse nuk pranuan të paguajnë haraçin Rama për të kaluar rrugën që e paguajnë në çdo litër karburant.
Nuk foli as për biznesin e vogël që sot është në kushte mbijetese e ka ulur qepenat, që po pushon masivisht njerëz nga puna. Që paguan më shumë prej 1 prillit.
Nuk foli as për kompaninë Gulf që para pak ditësh ka “vetëfalimentuar” mbasi ka shitur miliona tollona karburant me çmim më të ulët se i tregut duke krijuar kështu një piramidë. Nuk foli as se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie? As se pse kjo kompani njësoj si Armo ka taksa e tatime të papaguara?
Nuk foli megjithëse një vit më parë nisi një aksion për kontrollin e pikave të karburantëve. Nuk foli edhe pse kjo kompani fantazëm mbyllet sa hap e mbyll sytë dhe ne nuk dimë në ka paguar punonjësit e saj. Nuk foli ministri që betejën anti-informalitet e ka parrullë për çdo rritje takse për qytetarët dhe bizneset por jo për kompanitë pas të cilave fshihen oligarkët e qeverisë.
Kjo është Shqipëia e propagandës, ajo ku i varfëri burgoset e klienti i qeverisë favorizohet. Ajo ku burimet natyrore shfrytëzohen e ku biznesi ndershëm ul qepenat.