Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëri, Ambasadorja kineze u takua me parlamentarët e vendit

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, JiangYu, u takua ditët e fundit me një delegacion deputetësh të disa partive të Parlamentit shqiptar të cilët do të vizitojnë Kinën. Në takim ishin të pranishëm kryetari i delegacionit, nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi, parlamentarë të PS-së, PD-së, LSI-së dhe këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin. Ambasadorja Jiang tha se vizita e delegacionit të përbashkët shumëpartiak në Kinë do të luajë rol pozitiv për ngushtimin e marrëdhënieve midis partive kineze dhe atyre shqiptare, për shtimin e shkëmbimeve midis institucioneve ligjvënëse dhe për nxitjen e bashkëpunimit pragmatik. Ajo theksoi se çdo parti ka konceptin e vetë të qeverisjes dhe përvojën për zhvillim gjithashtu, prandaj shtimi i shkëmbimeve midis partive do të jetë në favor të mirëkuptimit midis tyre, shkëmbimit të ndërsjellë të eksperiencave dhe të zgjerimit të konsensusit. Partitë kryesore shqiptare kanë një qëndrim miqësor ndaj Kinës dhe kanë nxitur vazhdimisht marrëdhëniet kino-shqiptare. Pala kineze e vlerëson tej mase këtë dhe duke u nisur nga parimi i respektit reciprok dhe i shkëmbimit të eksperiencave midis palëve, ajo do të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me partitë shqiptare, kështu të dy vendet do të krijojnë bashkërisht marrëdhëniet e tipit të ri midis partive, që të nxisin më tej bashkëpunimin Kinë-Shqipëri.

Ambasadorja Jiang tha gjithashtu se shkëmbimet midis institucioneve ligjvënëse kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe kanë rëndësi të madhe për forcimin e ndërtimin e kapaciteteve të vetë institucioneve dhe për shfrytëzimin e rolit të legjislativit. “Në Parlamentin e Shqipërisë mblidhen personalitete të fushave të ndryshme”, të cilët ambasadorja kineze shpreson të vazhdojnë të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunimin pragmatik midis dy vendeve dhe të ndërmjetësojnë më shumë për bashkëpunimin në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” dhe të makanizimit të “bashkëpunimit 16+1”, duke zhvilluar epërsitë e parlamentarëve me autoritet të lartë dhe burimet njerëzore, që të nxitin konkretizimin e më shumë projekteve të bashkëpunimit në Shqipëri duke favorizuar kështu popujt e dy vendeve.

Pala shqiptare u shpreh se thellimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve është mendim i përbashkët i të gjitha partive në Parlament. Anëtarët e këtij delegacioni parlamentar përbëhen nga parlamentarë të tre brezave të ndryshëm dhe kjo vizitë në Kinë është e shumëpritur për ta. Duke përfituar nga kjo vizitë, ata shpresojnë të forcojnë shkëmbimet midis partive dhe parlamenteve, në mënyrë që të nxisin më tej bashkëpunimin pragmatik midis dy vendeve dhe t’i çojnë marrëdhëniet shqiptaro-kineze në nivel më të lartë. (Wang Lei/Haris)

Please follow and like us: