Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Shameti: Pse nuk është modern “Opinioni” i Fevziut?

Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie manipulative publike. Por ky nuk është modernizim, sepse modernizmi është tregues i progresit. Ky është në fakt një proces zhvlerësues primitivizimi. Është hap regresiv. Kalimi i politikës nga ideja, tek etiketizimi sipërfaqësor njëfjalësh, tek imazhi fotozhenik dhe tek ngjyra, është kthim mbrapa në foshnjërinë e politikës. Fëmija funksionon me koncepte të thjeshta simbolike, me imazhe dhe me ngjyra të forta. I rrituri jo. Ky kthim i politikës në primitivitet, nuk i lë gjë mangut politikës primitive. Epokës së tejkaluar ku lideri i imponohet tribùsë jo përmes ndonjë elaborati mendimi, por përmes investimit fizik, një hap larg kafshërores. Përmes shtatit më të lartë, gëzofit më heroik, sokëllimës më jehuese, sëpatës më të fortë dhe dominimit më brutal të grave.

Please follow and like us: