Albspirit

Media/News/Publishing

Turneu letrar i Irma Kurtit drejt Barcelonës

               

Në bordin e anijes Grimaldi Lines Cruise për të prezantuar romanin: “In assenza di parole” (Në mungesë të fjalëve)

 

Irma Kurti do të udhëtojë për në Barcelonë së bashku me shkrimtarë, regjizorë dhe aktorë italianë për të prezantuar romanin: “In assenza di parole”.

“Una Nave di libri per Barcellona” (Një anije me libra për Barcelonë) organizohet me iniciativën e revistës më të madhe letrare në Itali, Leggere: tutti.

Çdo 23 prill, në ditën e San Giorgio-s, festohet Dita Botërore e Librit, e njohur edhe si “Dita e Librit dhe e Trëndafilave”,  e shpallur nga UNESCO në datën në të cilën përkujtohet përvjetori i vdekjes së shkrimtarëve Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare. Festa është një traditë që pëlqehet në Katalonjë: me rastin e Ditës Botërore të Librit, Barcelona mbushet me trëndafila dhe libra, në një festë me poetë dhe shkrimtarë që gjallërojnë tërë qytetin. Është zakon që në këtë ditë burrat t’u dhurojnë grave një trëndafil dhe të marrin prej tyre një libër.

Gjatë udhëtimit vajtje-ardhje për në Barcelonë në Grimaldi Lines, do të ketë një program të pasur argëtimi me lexime, shfaqje teatrale, filma, debate në praninë e shkrimtarëve të famshëm.

Autorë të njohur do të jenë prezent në bord si: Haidar Hafez, Kandidat i çmimit Nobel për paqen; shkrimtarja Cristina Caboni;  shkrimtari dhe politikani Mario Capanna, Claudio Damiani. Ata do të intervistohen nga gazetarja si dhe bashkëpunëtorja e revistës Leggere:tutti, Fiorella Cappello.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: