Roman Vlahutin: Vijoni me reformat
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka dorëzuar raportin e BE-së për Shqipërinë. Vlahutin theksoi se vendi ka bërë progres, por ka ende shumë punë për të bërë. Sipas saj, reformat e ndërmarra duhet të thellohen dhe të bëhen më shumë përpjekje për të çuar para 5 rekomandimet kryesore.
“Raportet e progresit janë një dokument për të parë si ka ecur vendi, nëse ka përparuar ose jo.
Të gjitha përpjekjet për reforma të ruhen të tilla dhe të thellohen. Faza tjetër do të jetë shumë herë më kërkuese. Komisioni mendon se Shqipëria është gati dhe në qershor do të shihen sërish rezultatet.
Raporti e sheh vendin në dy këndvështrime, së pari raporti me veten, si ka përparuar Shqipëria. Këtu ka pasur ecuri të mirë në disa fusha dhe disi në disa të tjera.
Nga ana politike, ishim të privilegjuar që javët e fundit të kishim dy vizita të rëndësishme. Mogherini dhe Tusk thanë të dy se ky është ndryshim historik për vendin dhe një mundësi e mirë për modernizimin përfundimtar të shoqërisë dhe institucioneve”, tha Vlahutin.
Ajo lexoi katër pika të progres-raportit të Komisionit ku vlerësohet Shqipëria.