Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi Rama Merkel/Si e pasqyruan tre TV-të shqiptare dhe si qëndron e vërteta

Pas takimit Rama Merkel i cili u zhvillua në sfondin e debatit: A do t’i thotë po apo jo Gjermania hapjes së negocatave për Shqipërinë, pak nga teleshikuesit shqiptarë që kanë parë lajmet e mbrëmjes kanë marrë një përgjiqe të qartë për këtë pyetje. Çfarë ndodhi, a ishte ky takim pozitiv apo më pak i tillë për rrugën europiane të vendit?

Po të shikoje në ora 19 00 lajmet e Vizion Plus gjithçka dukej rozë dhe pozitive. Madje në faqen online të kësaj mediaje ishte vënë titulli kryesor: “Gjermania jep lajmin e mirë”.

Po të shikoje gjysëm ore me pas raportimin e TV Klan optimizmi ishte në të njëjtën lartësi. Madje për ta bërë më të fortë atë televizioni që ka mbajtur një qëndrim pro avancimit të Shqipërisë drejt Europës që në kohën e Berishës i referohej disa burimeve anonime nga kryeministria që e kishin siguruar Klanin se Gjermania do të thoshte “PO”.

Më të kujdesshme janë treguar në raportim lajmet e Top Channel. Pa qenë as optimist as pesimistë ata e kanë lënë qëndrimin gjerman të hapur por duke theksuar: “Merkel kushte për Shqipërinë, Gjermania do të vendosë më vonë”.

Pra pyetja është: një teleshikues shqiptar që ka parë të tre edicionet kryesore të lajmeve a e kupton dot se çfarë ka ndodhur në Berlin?

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje, Lapsi.al që ashtu sikurse kolegët tanë nuk kishte një korespondent të tijin në sallë, i është referuar agjensisë Reuters të lajmeve në gjermanisht që ka informuar për këtë. Sipsa saj, madje ajo e thotë që në titull Anxhela Merkel nuk ka vendosur t’i thotë ende po Shqipërisë. Ky është lajmi i saktë i ditës së sotme jashtë influencave të politikës që pasqyrojnë mediat sipas preferencave të tyre.

“Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqiperisë për çelejen e ngociatave me BE”, shkruajti Reuters duke nënvizuar shprehjen e Merkelit se “Që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh”.

Natyrisht kjo do të thotë se Gjermania nuk ka vendosur as për po as për jo, por ky konkluzion është shumë më larg sesa e raportuan gjendjen disa TV në Tiranë./lapsi.al/

 

Lexo më tej:

Reuters bën bilancin e takimit: Merkel ende nuk i ka thënë po Shqipërisë

Rama përfundon takimin me Merkel. Për negociatat vendoset në qershor

Merkel-Ramës: Kushte për hapjen e negociatave, vendosim në ditët e ardhshme

Please follow and like us: