Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiakja jep dorëheqjen, kopjoi deputetet shqiptare me diploma universitare false

Kryebashkiakja e Madridit Cristina Cifuentes, e nxitur nga deputetet shqiptare me diploma false, jep dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket, disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar. Dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro, raporton BBC.
Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara. Dorëheqja e saj është një goditje për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.

Megjithatë, ajo e pranoi se regjistrimi ishte i vërtetë. Skandali shpërthyes që përfshin Cifuentes ka goditur gjithashtu Universitetin e Mbretit Juan Carlos, nga i cili ajo mori diplomën e falsifikuar. Kreu i institutit të saj ligjor është pezulluar pasi fillimisht mbështeti presidenten e rajonit të Madridit. Zëvendësdrejtori i institutit më herët kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për nënshkrimin e saj duke u falsifikuar.

Please follow and like us: