DW: Bushati “kryqëzohet” për financimet turke në Shqipëri
Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është përballur me një mori pyetjesh lidhur me ndikimin e Turqisë në Shqipëri dhe financimet që vijnë përmes burimeve të kontrolluara drejtëpërdrejtë në Ankaraja.
Dojce Welle raporton për një debat të ashpër në Universitetin e Columbias për Shqipërinë, ku ministri Bushati është kundërshtuar ashpër nga profesor David L. Phillips, i cili ka qenë me delegacionin e parë amerikan të nivelit të lartë që vizitoi vendin pas hapjes, së bashku me James Baker.
Sipas DW, prof. Phillips, pyet nga vijnë financimet për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. “Nga përvoja ime me Shqipërinë, nacionalizmi aty ka pasur vlera më të mëdha se sa islamizmi. A kanë zëvendësuar këto vlera njëra tjetrën”, është pyetja që ai i drejton ministrit shqiptar, i cili e mbron kështu ndërtimin e xhamisë: “Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike”. Ministri konfirmon marrëdhëniet e mira me Turqinë por shton “kjo nuk na ka penguar që të jemi vigjilentë për çështje të politikave ndërkombëtare. Në disa raste ne kemi qenë në drejtim tjetër nga Turqia”. Jo, thotë Prof. Phillips. “Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë”.
I pyetur për investimet turke, ministri Bushati tha se “Nuk ka politika për preferenca ndaj investimeve turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit”.