Lulzim Basha: Të rreshtohemi bashkë për betejën vendimtare
Sot në këtë sallë, dhe si në çdo vend tjetër anembanë Shqipërisë, mblidhemi në një orë kritike për të sotmen dhe të nesërmen e vendit tonë.
Dhe le t’i themi gjërat troç. Të gjithë e dimë se punët shkojnë keq, se shoqëria është e shpartalluar, se ekonomia është katastrofë dhe se politika i ka zhgënjyer njerëzit.
Shqipëria nuk do t’i harrojë lehtë këto vite. Ajo nuk do ta harrojë se shpëtimi i saj nuk është thjesht punë partie.
Shpëtimi i saj është shqetësimi dhe detyra për të gjithë ne këtu.
Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë atë si gjithë Europa.
Ato që na bëjnë bashkë janë vlerat që ndajmë, për lirinë, për individin, për dinjitetin njerëzor, për familjen, për pronën, për drejtësinë e vërtetë, për mundësitë e barabarta për secilin.
Ajo që na bashkon sot është shqetësimi që kemi për kaosin ekonomik, për depresionin shoqëror, për krizën kombëtare, për udhëkryqin ku gjendet vendi.
Ne sot mblidhemi nën hijen e një qeverie e cila e ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar sistemin tonë arsimor, ka zhdukur konkurrencën e lirë, ka vjedhur taksat dhe paratë publike, ka rrënuar shëndetësinë, ka plackitur qytetarin për të pasuruar oligarkun, ka demoralizuar brezin e ri, ka mbushur vendin me drogë, ka futur kriminelët në zyrat e shtetit, ka shkretuar Shqipërinë duke detyruar qindra e mijëra familje shqiptare të marrin rrugën e mërgimit.
Kjo qeveri ka kaluar pushtetin në duart e bandave dhe të oligarkëve, ka braktisur njerëzit, ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale e cila vetëm qytetatëve nuk ju shërbën.
Ne sot kemi një qeveri që ngriti sistemin më të sofistikuar të shitblerjes së votës, një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.
Por ne nuk duhet të biem në rehati nga justifikimet. Ne duhet të gjejmë guximin dhe ta pranojmë: PO, ata kanë dështuar – por edhe ne nuk ja dolëm.
Ne nuk ja dolëm ta kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja dolëm të ndanim njëherë e mirë politikën nga krimi, nuk ja dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politikë ti conim para drejtësisë.
Por në këtë Kuvend të madh kombëtar, duke lënë pas humbjen dhe zhgënjimin, le ta shikojmë sot njëri-tjetrin në sy dhe të themi njëzëri: KURRË MË!!
Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë, të gatshëm për te nisur nje tjeter rrugetim te madh dhe te sukseshem per Partine Demokratike dhe për Shqipërinë.
Plot besim tek vetja, por mbi të gjitha plot besim tek vlerat dhe tek vizioni që ne ndajmë me njëri tjetrin.
Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne.
Është një pritje e thellë në kufijtë e dëshpërimit.
Sepse këto nuk janë kohë të mira për Shqipërinë
Unë kam udhetuar këtë periudhë në çdo cep të Shqipërisë:
Kudo kam parë pasigurinë e nënave për buken e femijeve
Kam parë frikën e të rinjve për të adhmen
Kam parë dëshpërimin e baballarëve që nuk gjejnë punë
I kam parë shqiptarët të braktisur dhe të vetëm përballë fatkeqësive të natyrës
I kam parë të rropaten për të mbajtur frymën gjallë.
Por i kam parë edhe me mosbesimin e tyre ndaj politikës
Me mosbesimin e tyre edhe ndaj nesh
Sepse nuk e dinë se çfarë ne mendojmë
Ose sepse propaganda i ka bërë të besojnë të pavërtetat për ne
Ndaj njerëzit shohin tek Partia Demorkatike me shpresë por edhe me hije dyshime.
Mbi të gjitha njerëzit këkojnë nga ne përgjigje: Çfarë besojmë ne? Cili është vizioni ynë? Çfarë do të bëjmë ne? Pse duhet të na mbështesin?
Ndaj sot ne duhet të flasim hapur dhe drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, me demokratët dhe me gjithë shqiptarët.
Zonja dhe zotërinj,
Une qendroj sot para jush thellesisht mirënjohes, për mbështetjen tuaj. Kjo mbështetje ma ka bërë edhe më të madhe keqardhjen që nuk ia dolëm të ishim sot ne partia që drejton vendin.
Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time.
Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por çdo gjë që kam bërë e kam bërë me qëllimin për t’i shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit.
Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit—kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre.
Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Benxhamin Frenklin. Unë kam besimin se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë partinë tonë dhe ta bëjmë atë fituese. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin.
Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit.”
Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe.
Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Çurçill, sepse në luftë vritesh vetëm njëherë” por kjo s’me ka trembur as stepur, sepse kurrë nuk e kam parë dhe as nuk do ta shoh politiken dhe as detyren e kryetarit si nje karrike privilegji.
Une i kam hyre politikës, dhe jam sot ketu para jush, me vullnetin dhe deshiren e madhe për ti shërbyer vendit dhe njerëzve – dhe i lutem Zotit te me udheheqe ne rrugen e drejte, per te bere me te miren per vendin dhe popullin tim dhe per partine tone, Partine Demokratike te Shqipërise.
Sikundër e di se të gjithë ne jemi me këtu së bashku në këtë parti sepse besojmë tek aspirata jonë, ta bëjme Shqipërinë si gjithë Europa!
Ne vijmë këtu me vetëdijen krenare se Partia Demokratike ka vulën e saj në arritjet më të mëdha të këtij vendi,nga anëtarsimi ne NATO, heqja e vizave dhe lëvizja e lirë, tek ndërtimi i infrasruktures dhe zhvillimi ekonomik.
Por jemi po kështu këtu më të ndërgjegjshëm se kurrë për barrën e rëndë që e sotmja dhe e nesërmja ka ngarkuar mbi shpatullat tona.
Qeverisja e Edi Ramës në këto 5 vite, ka merituar epitetet më të tmerrshme që i janë bërë ndonjëherë qeverive në pluralizëm. Ajo është kriminale. Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Uzurpuese e cdo pushteti, sunduese. Qeveri që nuk dëgjon. Që i ka braktisur njerëzit.
Shqipëria sot jeton nën një regjim, i cili është ngritur mbi shpërfilljen e plotë dhe dhunimin e çdo lloj parimi të shtetit ligjor.
Arbitrariteti dhe dekreti personal kanë zëvendësuar ligjin.
Qeverisja është thjesht zbatimi i dëshirave dhe kapriçove personale të një individi.
Ligji në vend t’i kufizojë këto kapriçio dhe këtë arbiraritet i mundëson ato.
Nëse ligji nuk i pëlqen, Edi Rama e shpërfill.
Nëse Kushtetuta nuk e lejon, ai e dhunon.
Nëse ligji e ndalon, Rama bën tjetër ligj që e lejon.
Lakejtë e tij në Kuvend e kanë kthyer parlamentin në zyrë noteriale personale të Edi Ramës.
Sot në Shqipëri plaçkitet me ligj.
Sot në Shqipëri trafikohet me ligj.
Sot në Shqipëri shkatërrohet me ligj.
Këtë realitet Edi Rama nuk arrin ta fshehë më me bojën e skaduar të propogandës.
Transparancy International e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara të botës, duke e ulur renditjen e saj në vendin e 91, baraz me Suazilandin.
Banka Botërore deklaron se rreth 1 milion shqiptarë mbijetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, dhe se vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, është rritur nga 22.6 për qind në 29.1 për qind. Kjo do të thotë se taksat e Edi Ramës vetëm rrisin varfërinë dhe pabarazinë dhe pasurojnë vetëm një grusht njerëzish.
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi hapur se PPP-te e qeverisë përbëjnë një rrezik thelbësor sepse ato janë të njëjta me huamarrjen dhe se qeveria duhet ta pezullojë dhënien e koncesioneve!
OKB konfirmoi thellimin e mëtejshëm të varfërisë sepse gjysma e familjeve që i përkisnin klasës së mesme në kategorinë e konsumit në 2008, kaluan në grupin e familjeve në nevojë dhe në varfëri në vitin 2016.
Freedom House raportoi se Shqipëria rrezikon rënien në autoritarizëm, ku një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet duke kapur së fundi edhe Prokurinë dhe SHISH.
Interpol deklaron se tashmë Shqipëria është porta kryesore e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi në raportin e tij të fundit se gjatë vitit 2017, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes në Shqipëri.
Studimet e financuara nga Bashkimi Europian dhe qeveri europiane për Ballkanin Perëndimor arritën në përfundimin se Shqipëria ka numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votes, ku 20% -30% e votuesve pranuan shitblerjen e votës.
Ndërkohë ne shqiptarët e shohim sesi varfëria po bën kërdinë: 30 përqind e shqiptarëve sot jetojnë me më pak se 4 dollarë në ditë. Një bukë, 100 gramë djathë dhe dy domate.
Mbi 180.000 mijë shqiptarë jetojnë edhe me më pak, me 3 dollarë në ditë.
E prapë, qeveria hoqi 30 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike.
Gati gjysma e popullsisë nuk siguronte dot ngrohjen ne dimër, e prapë Edi Rama po rrit taksat si ajo e shtëpisë.
Tani ai ka hedhur një sy edhe nga puset. Kudo ku hedh sytë, ai sheh vetëm mundësi për plackitje, për zhvatje.
50 biznese mbyllen cdo ditë, por qeveria ka vendosur të fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH, cka do shtojë zhurmën e rëndë të uljes së qepenave në përmasa të frikshme.
1 në cdo 3 të rinj shqiptarë sot është i papunë. 70 përqind e të rinjve duan të largohen nga vendi.
Konsumi ka rënë në nivelet më të ulëta historike.
Të gjitha këto janë frytet e një vendi ku nuk ka barazi para ligjit.
Sepse në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai.
Mjaftojnë tre faktë për ta dëshmuar këtë:
Kuksianët janë në burg.
Dritan Zagani është në mërgim.
Saimir Tahiri është në parlament.
Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre
u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm.
Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij
u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte
Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit,
i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit.
Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama.
Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë.
Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo.
Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo.
Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore
që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit.
Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin.
Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale
Nuk ka më proces politike.
Vendimet më të rëndësishme të vendit
për politikën
për ekonominë
për të ardhmen e vendit
merren në dreka dhe darka private
në lokale luksoze mes alkolit dhe argëtimit të mbrapshtë.
Në këto darka vidhet dhe dhunohet Shqipëria
Vritet e ardhmja e shqiptarëve
Në këto darka një grusht kanibalësh politikë dhe ekonomike
ushqehen me pasuritë e Shqipërisë.
Në këto darka dhunohet liria dhe dinjiteti i njerëzve
Vritet konkurenca e lirë
Caktohet kush janë fituesit dhe kush janë humbësit
Humbësit janë përherë shqiptarët e thjeshtë dhe e ardhmja e tyre
Dhe fituesit janë përherë Rama dhe një grusht njerëzish
Këta vjedhin dhe plackisin pasuritë pubike sikur ato të ishin pa zot.
Këta e kthyen Shqipërinë në prodhuesin më të madh të hashashit në Europë dhe në qendrën Europiane për trafikun e kokainës.
Këta veshën krimin me pushtet dhe pushtetin me krim.
Kjo bandë ka punuar ditë për ditë për të zhdukur median e lirë, për të zhdukur tregun e lirë, për të zhdukur konkurencën duke luftuar kështu edhe opozitën.
Me këta në pushtet, janë mbyllur 82 mijë biznese
Me këta në pushtet, mbi 350 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, 150 mijë prej tyre kanë kërkuar azil. 200 mijë tët tjerë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Me këta në pushtet, pensionistët nuk janë kompensuar as për inflacionin
Me këta në pushtet mijëra të rinj mbeten jashtë universiteteve për shkak të tarifave të rritura
Me këta në pushtet, dhjetëra trafikantë dhe përdhunues janë bërë kryetarë bashkish dhe deputetë
Me këta në pushtet, qindra milionë ju jepen cdo ditë një grushti oligarkësh miq të kryeminstrit
Me këta në pushtet, borxhi publik u rrit me në shifra rekord dhe vazhdon të rritet.
Me këta në pushtet, asnjë investim i huaj nuk ka hyrë në Shqipëri
Me këta në pushtet dhjetëra mijëra qytetarë janë, gjobitur, ndaluar dhe shoqëruar në shkelje flagrante të ligjit,
Me këta në pushtet, në Shqipëri nuk ka më zgjedhje të lira e të ndershme.
Vota nuk është hedhur e lirë, dhe nuk është numëruar e lirë, dhe rezultati ka qënë i paracaktuar.
Në Shqipërinë e sotme ekzekutohen sipërmarrësit dhe familjarët, vidhen bankat dhe grabitën paratë nga dyqanet më të varfëra të periferive tek shkallët e avionit në Rinas.
Në këto vite jemi dëshmitarë të rritjes së korrupsionit e të ndërhyrjes së krimit ortak të qeverisë, që nga tenderat publik deri në zgjedhjet për rektor dhe dekan në universitete.
Me këta në pushtet, media është vënë si asnjëherë tjetër në shërbim të qeverisë ndërsa ekzekutohen dëshmitarët që denoncojnë krimet.
Me Edi Ramen qeverisja ka humbur çdo sens të interesit publik.
Asnjë politikë publike nuk ka më ndonjë lidhje me popullin dhe interesin publik
Pushteti është vetëm një mjet për t’u pasuruar.
Politika publike janë instrumenti për të grabitur.
Çdo politikë publike sot ka vetëm një qëllim: grabitjen e parave dhe pasurive publike maskuar nën fasadën e reformave.
Gjoja reformat në shëndetësi janë bërë vetëm për të grabitur paratë publike
Reforma në arsim është bërë për të grabitur buxhetin publik dhe xhepat e prindërve.
Reforma e plehrave me inceneratorët është bërë për të grabitur paratë e qytetarëve
Reforma e taksave është bërë për të vjedhur të vegjëlit dhe të pambrojturit
Reforma në infrastrukturën publike është bërë për të rrjepur qytetarët
Nëse Edi Rama lihet në qeverisje
shumë shpejt nuk do ketë lumenj, bregdet, pyje, pasuri nëntokësore, rrugë, shkolla, spitale, sheshe, parqe që nuk do jenë në dorë të një grushti klientësh të Edi Ramës
me të cilët ai plaçkit Shqipërinë
Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes konçesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit
Vetëm në ditën e sotme që ne jemi në këtë Kuvend kryeoligarkja e shëndetësisë ka marrë nga paratë tonë rreth rreth 16 mijë euro pa bërë asgjë
Oligarkët e plehrave kanë marrë sot 20 mijë euro pa bërë asgjë
Simbolet e kësaj qeverisje janë turpi i socialistëve dhe pengu që i mban ata të kapur dhe të nënshtruar nga krimi dhe droga.
Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standarteve të shtetit të Edi Rames.
Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. i provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane.
Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin.
Ashtu si Tahiri mban peng Ramën, Rama po mban peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Nuk ka zyrtar europian që nuk e di se ministri i brendshëm i la makinën personale bandës së krimit, se ai ishte padrinoja e trafikut ndërkombëtar të drogës, se ky trafik bëhej nën mbrojtjen e tij dhe të Kryeministit.
Dhe nuk ka një njeri që nuk e sheh sot sesi drejtësia u përthye për Saimir Tahirin. Sesi Edi Rama e mbrojti me imunitet Sajmir Tahirin. Se ligji përkulet, zhbëhet për Ramën dhe njerëzit e tij, se i gjithë sistemi është në dorën e tij dhe të njerëzve të tij.
Simboli i këtij narko-shteti dhe turpi i kësaj qeverisje janë drejtuesit e lartë të policisë në kërkim për trafik droge, ata që Edi Rama u besoi rendin dhe sigurinë, por që në fakt u la ortakërinë me krimin, aferën e hashashit, heroinës e kokainës.
Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it. Dhe qindra milionë euro të tjera me koncesionet e radhës.
Pengmarrësi tjetër i kësaj qeverie është Ahmetaj i cili me inceneratorët qindra milionë euroshe, po zhvat buxhetin dhe po helmon njerëzit e thjeshtë.
Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor,
Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklaht, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërrurar Tiranën në lavatricen gjigante të pastrimit të parave të pista.
Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.
Ështe Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.
Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë cdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit.
Dhe simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë.
Është ai që i përzgjodhi me dorë kriminelët dhe i solli në parlament, në zyrat e shtetit, në krye të bashkive, në policinë e shtetit,
Është ai që ka nën kontroll mediat në vend, qe ka futur nën hyqmin e vet prokurorinë, që përfiton miliona nga korrupsioni dhe trafiku i drogës, që darkon dhe drekon me kriminelët, që nuk dëgjon më asnjeri, që e kam mendjen vetëm tek vetja. Është Edi Rama.
Edi Rama është triumfi spektakolar i të keqes në Shqipëri.
Në këto gati tre dekada pluralizëm, të gjitha qeveritë kanë patur probleme dhe të meta
kush më shumë dhe kush më pak
Të gjitha janë prekur nga korrupsioni, dhe abuzimet
Disa braktisën apo dëmtuan interesin publik
Por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës çdo problem i këtyre viteve u shumëfishua dhe ka arritur kulmin
Me Edi Ramën e keqja është kthyer në sistem
Korrupsioni në politikë
Krimi është legalizuar
Për Edi Ramën Shqipëria është një pasuri që duhet plaçkitur
Zhytja në këtë plaçkitje epike e Edi Ramës nuk është thjesht shprehje e babëzisë së tij
Është mënyra e vetme që ai di për të arritur pushtetin
Për të çdo gjë sigurohet ose me para ose me mashtrim
Edi Rama erdhi me pushtet më mashtrim dhe dinakëri
dhe po me dinakëri dhe mashtrim ngriti në Shqipëri perandorinë e së keqes.
Siç është shprehur Pierre-Henri Teitgen
themeluesi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
“E keqja bën përparë në mënyrë dinake…
të drejtat shtypen njëra pas tjetrës, nga një fushë në një tjetër.
Opinioni publik dhe ndërgjegja e kombit asfiksohen.
Prandaj duhet ndërhyrë para se të jetë vonë.”
E keqja e Edi Ramës përparoi në mënyrë dinake,
përditë duke prishur diçka,
përditë duke dhunuar diçka,
duke grabitur diçka,
duke shtypur diçka.
Kështu ne kaluam nga prishja e stadiumit kombëtar, tek prishja e shtëpive të njerëzve dhe tani tek projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar
nga arrestimi i njerëzve për fatura të papaguara, tek arrestimi i kuksianëve për arsye politike,
nga korrupsioni në tendera, tek grabitja totale e shëndetësisë dhe arsimit
nga koncesioni i panevojshëm për check-up-in, tek privatizimi i gjithë Shqipërisë me koncesion
nga tolerimi i kanabisit, në kthimin e Shqipërisë, në zonë të lirë për kokainën dhe heroinën
nga bashkëpunimi me krimin për të ardhur në pushtet, tek kapja totale e shtetit nga krimi.
Sot është dita që ai të ndalet para se të jetë vonë.
Para se të çojë vendin në destabilizim politik, ekonomik dhe shoqëror.
Sepse nuk mund të ketë stabilitet në krim.
I vetmi stabilitet është atje ku ka barazi para ligjit.
Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik me një ekonomi të kapur nga krimi dhe oligarkia.
Nuk mund të ketë siguri dhe mirëqenie për individin në një shtet ku nuk ka liri dhe dinjitet.
Nevoja për dnryshim sot është urgjente.
Ndryshimi duhet të fillojë tani.
Çdo ndryshim kërkon kurajo
Kërkon kurajon për të parë të parë të vërtetat
Për të parë realitetin ashtu siç është
Me të mirat dhe të këqiat
Çdo ndryshim fillon me kurajon për të kuptuar gabimet
Dhe për t’i ndryshuar ato
Ky Kuvend është rezultat i kurajos tonë për të reflektuar dhe ndryshuar
Katër vitet e shkuara kanë qenë të vështira,
Ka patur zhgënjime dhe ka patur humbje
Partia Demokratike, ne që jemi në këtë sallë, bashkë me qindra mijëra shqiptarët që na kanë mbështetur, kemi bërë betejat tona të mëdha këto 5 vite.
Por pavarësisht fateve tona elektorale, demokratët duhet të ndihen mirë dhe krenarë për një gje themelore:
Sepse ne i kemi shërbyer Shqipërisë dhe interesit publik më përkushtim dhe kurajo
Së pari, ne e shpëtuam Shqipërinë nga kthimi në një Kolumbi në mes të Evropës
Ne ngritëm zërin dhe qëndruam në këmbë kundër drogës cdo ditë
E bëmë këtë edhe kur propaganda qeveritare ndërmori fushata tallje dhe sulmesh kundra nesh
E bëmë këtë edhe kur e gjithë bota na dyshonte
Sepse perëndimi nuk mund ta imagjinonte dot një kryeministër dhe një ministër të brendshëm trafikantë droge dhe na shihte ne me mosbesim
Por kurajo dhe këmbëngulja jonë ndihmoi që të dilte e vërteta dhe alarmoi gjithë botën
Së dyti ne e shpëtuam politikën nga kriminelët
Ne nuk u lidhëm me kriminelë
Ne nuk kërkuam para nga krimi
Ne nuk kërkuam vota nga krimi
Ne nuk kërkuam mbështetje nga krimi
Ne nuk ofruam kriminelë në rradhët tona
Përkundrazi
Ne u ngritëm kundër krimit në politikë
Ne ngritëm zërin kundër parlamentit të mbushur me kriminelë, të cilët Edi Rama i kishte përzgjedhur si socialistë të rilindjes
Si asnjë opozitë tjetër para nesh, ne arritëm që të bëjmë një ligj themelor,
Ligjin e dekriminalizimit
dhe të detyrojmë zbatimin e tij për të pastruar parlamentin, pushtetin lokal dhe zyrat e shteti nga shumë kriminelë
Për shkak përpjekjes sonë
sot ka më pak kriminelë në politikë
Për shkak të përpjekjes sonë
Sot Shqipëria ka mundësitë ta fitojë përfundimisht betejën kundër krimit në politikë.
Së treti në u ngritëm kundër korrupsionit
Ne e përballëm qeverinë me çdo përpjekje për të vjedhur dhe plaçkitur
Në shëndetësi, në arsim, në tatime, dogana, në prokurime dhe kudo
Për shkak të cinimizmit që sot është përhapur kudo
Për shkak të keqinformimit të agjitacion-propagndës qeveritare
Dhe të sulmeve direkte dhe indirekte të mbështetura nga regjimi në pushtet
Këto arritje të PD-së janë shpërfillur
Janë nënvlerësuar dhe janë zvogëluar
Por e vërteta është se ato ishin jetike për Shqipërinë
Ato ishin jetike për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen e vendit
Pa përpjekjet e Partinë Demokratike sot Shqipëria do të ishte perandori droge.
Pa përpjekjet e Partisë Demokratike sot politika do të ishte aktivitet kriminelësh.
Pa përpjekjet e Partisë Demokratike sot korrupsioni do të kishte përpirë çdo gjë.
Ka njerëz që shikojnë vetëm faktin që Edi Rama është në pushtet dhe na fajësojnë ne
Por e vërteta është se Edi Rama nuk është sot në pushtet se Partia Demokratike nuk e luftoi apo nuk bëri atë që duhet
Edi Rama është sot në pushtet për shkak të parave dhe votave të siguruara nga droga dhe nga krimi
Edi Rama është sot në pushtet si rezultat i propagandës marramëndëse e cila u shet njerëzve gënjeshtra dhe mashtrime për të vërteta
Edi Rama është sot në pushtet për shkak të gjithë atyre që u shitën tek ai për para dhe interesa private duke tradhtuar interesin publik
Është në pushtet nga ata që punojnë për të, nën maskën e opozitarit duke luftuar Partinë Demokratike
Patjetër që Edi Rama është sot në pushtet për shkak të apatisë qytetare, për shkak të humbjes së besimit të njerëzve tek politika që i bën ata indiferente.
Është në pushtet për shkak të humbjes së busullës morale, për të mos kuptuar të mirën nga e keqja dhe për të mos luftuar të keqen.
Por ne guxuam, ne demokratët u ngritëm kundër kriminelëve në parlament
Ne demokratët u ngritëm të parët kunder kanabizimit të vendit.
Ne demokratët u ngritëm dhe luftuam për për një drejtësi të pakapur, të vërtetë e të barabartë për të gjithë, kundër projektit te Edi Ramës për kontroll total mbi sistemin, edhe pse shumë në fillim nuk na besuan.
Por ne ia dolëm që në Kushtetutë të sanksionojmë themelet e një drejtësie të pavarur. Sepse le ta kujtojmë këtu për një cast, se ajo cka kërkonte të vinte në jetë Edi Rama, ishte që institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, si Byroja Kombëtare e Hetimit, të ishin në dorëne Saimir Tahirit.
Po të mos bëheshim ne diga kundër pseudo-drejtësisë sipas Ramës; Saimir Tahiri i Habilajve, shefi i narkotrafikut në vend, do të drejtonte zyrën që heton korrupsionin në nivelet më të larta. Kjo është drejtësia që do Edi Rama, dhe që po e tregon dita ditës.
Ne demokratët u ngritëm kundër oligarkëve duke denoncuar një për një koncesionet korruptive, me zë dhe me figurë.
Dhe nuk ishte e lehtë të denoncoje nën trysninë e një qeveri arrogante dhe hakmarrëse. Por ne qendruam, denoncuam, ndërgjegjësuam njerëzit dhe botën.
Zonja dhe zotërinj,
Ne gjykuam drejt se rreziku që ju kanos vendit nga krimi, droga dhe korrupsioni masiv ishin prioritet absolut për ne!
Ishte vetëdija jonë e thellë për këtë rrezik që na çoi në masën ekstreme të bojkotimit të Kuvendit dhe të manifestimit në çadër para kryeministrisë.
Ishin masa ekstreme politike, por ne i gjykuam se ishin mjeti i domosdoshëm për të rritur informimin dhe vetëdijen publike për shpëtimin e vendit nga kthetrat e krimit.
Ne demokratët u ngritëm si asnjëherë më parë në historinë pluraliste të Shqipërisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne qëndruam 90 ditë dhe netë në Cadrën e Lirisë, në protestën më të bukur dhe më paqësore të vendit, e cila bëri që bota mbarë të hedhë syte tek Shqipëria dhe të ndërgjegjësohet për narko-shtetin, për trafikun e drogës dhe për shitblerjen e votës.
Protesta 90 ditore e demokratëve jo vetëm është protesta më e gjatë dhe më dinjitoze kundër të keqes që nga rënia e komunizmit, por në fund ajo luajti një rol vendimtar për zbulimin e gjendjes së vërtetë të Shqipërisë.
Por fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme lobuese dhe ndikimit të madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama,
Partia Demokratike u gjend para sulmeve dhe trysnisë së jashtëzakonshme për të ndërprerë bojkotin dhe hyrë në zgjedhje.
Nën këtë trysni të jashtëzakonshme politike dhe kërcënimeve për asgjesimin politik të Partisë Demokratike
Nën kërcënimin e njohjes së zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar, çfarë do të çonte në përjashtimin e PD-së nga çdo proces i ardhshëm institucional politik ne u detyruam të pranonim një marrëveshje me Edi Ramën e cila a u ofrua nga faktori ndërkomëtar.
Marrëveshja e 18 majit ishte shansi i fundit për një zgjidhje paqësore të krizës politike në Shqipëri sepse vendi po shkonte drejt konfrontimit civil.
Marrëveshja e 18 majit nuk ishte zgjidhja optimale, por në fakt ishte e keqja më e vogël. Nën trysninë e madhe ndërkombëtare, ndërkohë që narko-shteti e kishte bërë punën e tij, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur dhe vendin tonë në parlament do ta zinin parti pseudo-opozitare, bashkë me aleatët ne u detyruam të pranojmë propozimin e fundit të aleatit tonë strategjik SHBA.
Dhe kjo ishte sakrifica jonë për vendin, për stabilitetin, për sigurinë kombëtare.
Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet;
sigurisht që Tahiri në krye të shtabit më të madh elektoral të Tiranës e kishte bërë punën e tij;
sigurisht që Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini i kishin marrë masat në qarqet e tyre; sigurisht që ne këtë e dinim.
Por, midis sakrificës tonë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe flijimit të perspektivës për të ardhmen tonë si vend, ne zgjodhëm të parën!
Midis kaosit politik dhe shoqëror, dhe vazhdimit të betejës për një Shqipëri jashtë konfliktit civil, ne zgjodhëm të dytën.
Midis një opozite fallco të emëruar nga ingranazhet Edi Rama dhe një opozite ballore, morale dhe të vërtetë, ne zgjodhëm të dytën.
Ajo ishte një zgjidhje e detyruar nga jashtë dhe nga brenda, ajo ishte një tërheqje e përkohshme, për tu përgatitur, për të mbledhur forcat, për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të rinisur sulmin tonë vendimtar deri në fitore.
Edhe falë kësaj, ne jemi sot forca e vetme morale që ka kurajon të luftojë për interesat e njerëzve, për një shoqëri të lirë me mundësi për të gjithë.
Eshtë e qartë sot, se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave kanë vetëm një pengesë, vetëm një digë që ngrihet e fortë dhe e lartë: Partia Demokratike! Kjo është një luftë për jetë a vdekje për vendin, për njerëzit, për të ardhmen, një luftë që ne do ta fitojmë.
Edi Rama e përdori marrëveshjen e 18 majit si fasadë për të mbuluar bashkëpunimin e tij me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Veç të tjerave marrëveshja u përdor nga propaganda socialiste për të goditur PD-në.
Por ndërsa marrëveshja e dëmtoi PD-në elektoralisht, ironia është se marrëveshja qe momenti i kthesës për vetëdijësimin dhe qendrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe qeverisjes Rama.
PD humbi edhe për shkak të marrëveshjes, por Shqipëria fitoi nga marrëveshja.
Falë rezistences sonë, cdo zyrë në Europë sot e di që rezultati i 25 qershorit, është diktuar nga plantacionet e drogës dhe miliardat e korrupsionit.
Këto zgjedhje treguan se kauzat tona për dekriminalizimin, kundër drogës, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë kauza më e drejtë dhe e rëndësishme sot për vendin.
Ky ndërgjegjësim është një shërbim që ne demokratë i bëmë për vendin, ndonëse ai erdhi me një kosto të madhe për ne.
Ky ndërgjegjësim është një garanci dhe motivim shtesë i miqve dhe aleatëve tanë që zgjedhjet e ardhshme, të bëhen sipas kërkesave të Partisë Demokratike, me votim e numërim elektronik, e me instrumenta të tjera që do të sigurojnë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Qëndresa e pashoqe e demokratëve dhe njerëzve që na u bashkuan në 90 ditë dhe netë qëndrese, ndonëse nuk solli fitoren që ne donim, na ka bërë më të fortë për betejat që na presin.
Të jeni krenarë miqtë e mi, ju, të gjithë demokratët dhe cdo qytetar që ka qendruar në anën e drejtë të kauzës. Ne ishim dhe jemi në anën e drejtë të historisë. Cdo ditë tregon se beteja jonë ishte e drejtë. Cdo ditë tregon se lufta vazhdon dhe në krahun tonë, në krahun e të drejtës rreshtohen mq shumë shqiptarë dhe miq tanët.
Sepse sic ne e dijmë dhe të tjerët po e mësojnë, ka vetëm një forcë që mund ta ndalë të keqen dhe kjo forcë jemi ne sot këtu, në këtë sallë bashkimi ynë dhe bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një Aleancë vlerash.
Edi rama e ka frikë këtë bashkim.
Sepse nëse shqiptarët e bashkuar shprehen të lirë dhe të cliruar nga frika, qeveritarët duhet të jenë shërbëtorët e qytetarëve, dhe jo bosët e tyre.
Qeveritarët duhet të japin llogari përpara qytetarëve për veprimet e tyre, për vendimet e tyre, për paratë publike që zhavsin dhe fusin në xhepat e tyre.
Ka një gjë që Edi Rama e ka më shumë frikë se gjithcka tjetër: një Parti Demokratike që ka guximin të ndryshojë! Prandaj le ti japim atij ankthin më të madh të jetës së vet.
Sot ne jemi në prag të një ndryshimi transformues. Dhe ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, ndryshimi i vërtetë është që të bëhemi gati që të qeverisim. Dhe të qeverisim si europianë.
Prandaj platforma jonë e guximshme vendos parimet për organizimin tonë si parti demokratike sot dhe shtetin shqiptar nesër: pushteti do të jetë në shërbim të qytetarëve, ku mbizotëron mbrojtja e familjes dhe e pronës, krijimi i mundësive për të cdokënd dhe garantimi i demokracisë.
Platforma jonë e re e vendos meritën në dorën e anëtarëve të partisë, gjykimi i tyre që sot e tutje është normë.
Për këtë ne duhet të ndryshojmë dhe të modernizojmë kulturën tonë, qëndrimet tona, mendësinë tonë.
Kjo është beteje e vështirë, sepse njerëzit kanë humbur besimin tek politika.
Njerëzit kanë humbur besimin tek aftësia për tu mirëqeverisur.
Njerëzit nuk besojnë më se një tjetër premtim, një tjetër thirrje për ndryshim nuk do të përfundojë si në të shkuarën.
Prandaj sot që ndryshimi nuk duhet të jetë thjesht një e përkohshme, vetëm për t’u kthyer prapë në të keqe me një fytyrë të re.
Këtë herë nuk duhet thjesht të ndalojmë të keqen, por duhet të shkulim rrënjët e saj.
Të gjitha rrënjet e të keqes sonë,
Rrënjët e padrejtësive që përjeton sot Shqipëria
Rrënjët e ngecjes në vend të ekonomisë
Janë tek politika e lidhur me krimin dhe oligarkët
Krimi, oligarkia dhe politika lidhen tek partitë politike para se ato të vinë në pushtet.
Sot korruptimi i politikës fillon që në opozitë para se ato të vinë në pushtet.
Ndaj që të ndryshojë Shqipëria duhet të ndryshojë politika
Dhe që të ndryshojë politika duhet të ndryshojnë partitë politike.
Prandaj jemi mbledhur sot në këtë kuvend kombëtar, të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme dhe të ofrojmë zgjidhje.
Ky Kuvend është rezultat i kurajos sonë për të reflektuar dhe ndryshuar sot si parti dhe për ti prirë ndryshimit që presin shqiptarët.
Partia Demokratike lindi nga nevoja për liri.
Misioni i PD-së ka qenë përherë ndryshimi.
Ajo lindi në vitin 1990 si mishërim i aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.
Dhe PD e ndryshoi politikën për gjithmonë.
Në vitin 1992, shqiptarët e sollën PD në pushtet për të ndryshuar Shqipërinë.
Dhe PD e ndryshoi Shqipërinë përgjithmonë: çliroi ekonominë, çliroi shoqërinë e hapi vendin ndaj botës.
Në vitin 2005 kur Shqipëria pati nevojë sërish për ndryshim të thellë
Dhe shqiptarët thirrën sërish në pushtet Partinë Demokratike.
Partia Demokratike ndryshoi veten dhe pastaj ndryshoi Shqipërinë.
PD ndryshoi ekonominë, infrastrukturën, qeverisjen.
Tani Shqipëria ka nevojë sërish për ndryshim
Tani shqiptarët po kërkojnë sërish ndryshim
Dhe ky ndryshim i takon sërish ta sjellë Partia Demokratike
Në këtë Kuvend ne po rikonfirmojmë se ne mbetemi sërish Partia e ndryshimit.
Si kurdoherë në historinë tonë
Po e fillojmë sërish nga vetja
Ne sot po demokratizojmë, po modernizojmë dhe forcojmë partinë tonë
Që nesër në qeverisje të demokratizojmë, modernizojmë dhe forcojmë Shqipërinë
Ne po e hapim PD-në:
Sot kushdo mund të kandidojë për PD-në.
Ne po u japim pushtet anëtarëve:
askush nuk mund të bëhet deputet nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia
Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve te partisë:
sot kushdo mund t’i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë
Ne po garantojmë transparencë të plotë financiare:
financat e partisë nën mbikëqyrje dhe kontroll të pavarur
Ne po rrisim komunikimin e vazhdueshëm me anëtarësinë:
një strukturë moderne e komunikimit dixhital do të sigurojë një dialog të pandërprerë me drejtuesve dhe anëtarësisë
Ndryshimet që ne po bëjmë janë një hap i rëndësishëm përpara.
Ato fuqizojnë anëtarët
fuqizojnë organet kolegjiale
rrisin transparencën
Sigurojnë efikasitetin organizativ dhe vendim-marrës të partisë
Por mbi të gjitha ne sot po angazhohemi për krijimin e një kulture të vërtetë demokratike në Partinë tonë
Për një parti rregullat e pashkruara janë po aq të rëndësishem sa ato të shkjruara
Më e rëndësishme se rregullat në letër për një parti është fryma që ajo përçon, standardet morale që ajo i imponon vetes, vlerat politike dhe shoqërore që ajo përqafon dhe përçon.
Ne kemi nevojë të ndërtojmë dhe forcojmë një kulturë të re politike
Ne kemi nevojë për një sjellje të re politike
Në rradhë të parë ne duhet të ndahemi një herë e mirë çdo lloj kulture autokratike dhe arbitrariteti në vendim-marrje.
Konkurenca demokratike, vendimmarrja tek anëtarët, qarkullimi i elitave duhet të jetë themeli i organizimit të PD-së.
Mbi të gjitha, ne duhet të kthejmë moralin në politikë:
Partia Demokratike nuk duhet të ketë vend për të korruptuarit,
nuk duhet të ketë vend për të inkriminuarit,
nuk duhet të ketë vend për abuzuesit me besimin që ju është dhënë.
Mbi këto baza ne do ta kthejmë Partinë Demokratike në një parti të hapur,
në një parti të vërtetë popullore,
ku do të gjejnë gjithmonë vend dhe mundësi ata që ndajnë vlerat dhe parimet tona.
Mbrojtja e lirisë së njerëzve, të drejtave të njeriut dhe pronës nga çdo kufizim dhe ndërhyrje arbitrare e pushtetit janë themeli i parimeve tona.
Veçanërisht ne jemi besnikë ndaj të drejtave të paplotësuara të të gjithë atyre që u persekutuan në komunizëm dhe familjeve të tyre,
sikurse jemi të angazhuar për zgjidhjen përfundimtare të kthimit dhe shpërblimit të drejtë të pronave të sekuestruara nga komunizmi.
Ne besojmë tek kufizimi i pushtetit dhe qeverisja e vogël.
Prandaj politikat tona do të synojnë zvogëlimin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe shoqëri,
veçanërisht luftën kundër monopoleve dhe klientelës
Ne besojmë tek liria e tregut dhe konkurenca e ndershme.
Ndaj politikat tona do të synojnë çlirimin e ekonomisë nga monopolet, liberalizimin e tregjeve dhe luftën kundër oligarkisë në ekonomi.
Ne jemi pro ekonomisë së lirë, pro sipërmarrjes së vogël.
Së fundmi, ne besojmë tek vlerat Europiane,
ne besojmë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE,
në gjirin e qytetërimit perëndimor.
Që t’i përmbushim këtë mision ne duhet që të bashkojmë rreth nesh të gjithë shqiptarët që duan ndryshim në një Aleancë të madhe vlerash.
Në rradhë të parë ne kërkojmë që të bashkojmë të gjithë demokratët.
Historia e PD-së ka treguar se bashkimi i vërtetë ndodh vetëm kur bashkimi bëhet rreth vlerave
Bashkimi i vërtetë bëhet kur njerëzit janë mendjehapur, kur askush nuk e paragjykoi dhe e keqgjykon tjetrin.
Në fillimet e saj, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar për lirinë, demokracinë dhe Europë
Në 2005, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, që donin një treg të lirë dhe një qeverisje të vogël
Nëse bashkimi do ishte tentuar për të kënaqur egot e çdokujt,
bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë
Nëse bashkimi të ishte tentuar duke ndarë poste
Bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë.
Bashkimi ndodhi sepse njerëzit u bashkuan për ide dhe vision. Ndodhi sepse njerëzit donin të jepnin aftësitë dhe energjitë e tyre dhe jo të merrnin
Sepse njerëzit kërkonin përparimin e të gjithëve jo poste për vete
Sepse vetëm kështu mund të ndodhë bashkimi i vlerave.
Ndryshimi që nis sot nuk është një ushtrim marketingu: por një ndryshim rrënjësor.
Dhe kështu, duke ndryshuar kulturën tonë ne do ndryshojmë gjithë politikën.
Lidhja jonë e drejtpërdrejtë me anëtarin dhe qytetarin do të thotë të jemi me ta , në krah tyre shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, fshat më fshat, e qytet më qytet.
Pas miratimit të statutit të ri sot në këtë Kuvend, të gjithë ne do të shpërndahemi në cdo qyetet, lagje dhe fsaht të Shqipërisë. Bashkë me organizimin, zgjedhjet e brendshme, hapjen, bashkimin dhe ripërtëritjen e strukturave tona të ne do të vazhdojmë më të vendosur se kurrë betejën tonë kundër të keqes, betejën pa kthim për largimin e kësaj qeverie një orë e më parë.
Por po kështu ne do të jemi kudo me njerëzit e thjeshtë, shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, fshat më fshat, e qytet më qytet, me një mesazh për ta, për të rregulluar jetën e tyre, një mesazh që tregon se ne besojmëse ditët tona më të mira i kemi përpara.
Prandaj si në fillimet tona kur besuam tek liria dhe demokracia, ne do t’i bëhemi krah cdo shqiptari që do të ndërtojë të ardhmen e tij me punë të ndershme.
Familjeve që mezi sigurojnë të ardhurat ne do t’ju themi: ne besojmë tek familja sepse gjëja më e rëndësishme në këtë botë është një vatër e ngrohtë për të rritur fëmijët.
Angazhimi i Partisë Demokrtaike është për ty, për familjen tënde, për punën dhe dinjitetin, komfortin dhe sigurinë e secilit shqiptar;
Ai bazohet në disa parime te thjeshta,
Ata që punojnë fort duhet të shpërblehen drejt. Çdokush duhet të ketë mundësi të drejta dhe të barabarta të arrijë suksesin. Çdokujt i duhet shtuar sa me shumë mundësia dhe liria për të zgjedhur. Askush nuk duhet të vuajë pse është i dobët dhe i pamundur. Përmbushja e ketyre parimeve është masa jonë e suksesit.
Resurset e Shqipërisë dhe shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të gjitha burimet pasurore të administrohen në transparëncë, në llogaridhënie totale, vetëm për shqiptarët.
Ne do i garantojmë Shqipërisë një qeverisje njerëzore, që respekton qytetarin, familjen, punën, një qeverisje tek e cila qytetarët besojnë.
Ne do mbështesim ata që kanë punuar ndershëm dhe do të mbrojmë njerëzit në nevojë. Sistemi ynë i mbrojtjes sociale do të jetë i drejtë ndaj atyre që kanë nevojë dhe ndaj atyre që kontribuojnë për të.
Ne do sjellim normalitetin në jetën e Shqiptarëve, do largojmë frikën dhe pasigurinë, do garantojmë jetën, pronën dhe pasurinë e çdo shqiptari.
Do i japim fund me vendosmëri, shpejtësi dhe pa asnjë mëdyshje kësaj periudhe të turpit kombëtar kur nën qeverisjen socialiste, krimi dhe politika janë kthyer në njëtë. Shteti do i shërbejë qytetaritëë.
Do ia shkulim policinë nga dora oligarkisë së krimit dhe do ia kthejmë qytetarit.
Ne do vazhdojmë reformën në sistemin e drejtësisë për të garantuar që qytetari, sipërmarrja dhe kushdo tjetër të marrë drejtësi të pavarur
Ne do garantojmë drejtësi dhe institucione ligjzbatuese që veprojnë me vendosmëri përballë çdo krimi dhe çdo shkelësi pavarësisht statusit dhe imunitetit. Askush nuk do mund t’i fshihet drejtësisë.
Ne do investojmë burime të rëndësishme njerëzore dhe financiare, do kërkojmë me ngulm mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve dhe do garantojmë bashkëpunim dinjitoz me ta dhe me gjithë partnerët e tjerë ndërkombëtarë të zhvillimit për të përmbushur misionin tonë: institucione të ligjit dhe të tregut eficent, garantimin e kontratave, sigurisë ekonomike, konkurrencës së lirë dhe paprekshmërisë së pronës për të krijuar një klimë paqeje sociale, besimi si dhe mjedisin më konkurrues të bërit biznes në rajon dhe Europë.
Ne do çlirojmë tregun, ekonominë shqiptare nga pesha e rëndë që i ka vendosur qeveria socialiste.
Ne besojmë se nuk mund të ketë liri politike dhe shoqërore pa liri ekonomike. Ajo garantohet nga institucionet e ekonomisë së tregut. Ne do i konsolidojmë përfundimisht ato.
Do kryejmë kthimin dhe kompensimin e pronës private, regjistrimin dhe sigurimi i titujve të saj. Për ne prona, i shërben ekonomisë dhe mirëqënies. Për ne prona është e shenjtë.
Kontratat koncensionare abuzive do të shfuqizohen. asnjë koncesion aty ku ka monopol.
Ne do i ulim taksat më shumë se çdo qeveri tjetër në këto 26 vjet për t’i shërbyer me përulësi sipërmarrjes, individit, rritjes ekonomike dhe punësimit, sidomos atij mes të rinjve. Shqipëria do jetë vendi me taksa më të ulta në rajon.
Mbi të gjitha, çdo reformë e jona, çdo ligj, çdo vendim, çdo akt do synojë rritjen ekonomike, shtimin e vlerës dhe konkurueshmërisë të çdo pike djerse të ndershme që shqiptarët derdhin në Shqipëri dhe emigracion.
Ne do investojmë në ekonominë e vendit
Ne do investojmë për të kompletuar dhe konsoliduar infrastrukturën rrugore, portuale, energjitike dhe dixhitale për të stimuluar investimet private dhe rritjen ekonomike.
Ne do investojmë masivisht që bujqësia shqiptare dhe sidomos agro-industria të rritet, modernizohet dhe mos përmbytet.
Do mbështesim dhe garantojmë pa hezitim kreditimin e sipërmarrjeve, sidomos ato që nisen nga të rinjtë, dhe që synojnë rinovimin teknologjik dhe inovacionin.
Ne do investojmë vëmendje dhe mbështetje specifike tek arsimi – që nga ai parashkollor – si burimin ekonomik më strategjik të shtetit Shqiptar.
Por sfida jonë me e madhe, është përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimit në vendin tonë. Ne nuk do të ndalemi përpara asgjëje për ta realizuar këtë.
Do bëjmë çdo përpjekje do kërkojmë dhe angazhojmë çdo mbështetje nga partnerët tanë të zhvillimit për ta shërbyer dhe garantuar një klimë biznesi konkurruese me vendet më të përparuara të botës.
Cilido që hyn si pengesë mes qytetarit, biznesit, punëtorit, pronarit dhe të drejtës së secilit për të punuar dhe fituar do ndëshkohet me vendosmëri.
Vetëm kështu Shqipëria do jetë konkurruese. Vetëm kështu garantohet rritja ekonomike e qëndrueshme, burimi i punësimit, mirëqënies, zhvillimit, konku-rrueshmërisë dhe mbështetjes e kohezionit social ne Shqipërinë europiane të së ardhmes.
Do ulen taksat mbi karburantin dhe energjinë që sjell ulje të çmimit të tyre dhe të kostove të prodhimit të çdo sektori ekonomik si dhe të kostos së jetesës.
Ne do garantojmë investime kapitale në ndihmë të bujqësisë me mbi 50 milionë euro ne vit, që bujqësia të ujitet dhe jo të përmbytet, të ketë infrastrukture dhe tregje dhe mbi 100 milion euro vit si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët.
Ne do mbrojmë, mbështesim çdo pike djerse të fermerit tonë kudo, duke garantuar konkurrencen e ndershme që tek doganat ku hyjnë sot produkte bujqësore të subvencinouara e deri në tregjet ndërkombëtare. Synimi ynë është një bujqësi shqiptare që prodhon, që bën biznes dhe jo që vetëm mbijeton.
Fermeri shqiptar do marrë 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë, ne mënyrë transparente. Jo përmes grumb-ulluesve, as importuesve, as tregtarëve të naftës apo të plehrave kimike.
Reforma në arsim do të fillojë me anullimin e ligjit për arsimin e lartë, për të garantuar që të gjithë të rinjtë shqiptarë të mund të përballojnë arsimin pa asnjë diskriminim tarifor. Nuk ka më uzurpim të bordeve të universiteteve nga shteti e ndërhyrje në autonominë akademike dhe pavarësinë financiare por studentet dhe të diplomuarit do kenë rol direkt ne administrimin e shkollave te larta.
Studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet, në bazë të meritës do u garantojmë stazhe të paguara me 20.000 Lek në muaj duke ndërtuar kështu urën e tyre për tek tregu i punës.
Ne do mbështesim mësuesit duke u rritur rrogat në mënyrë të qëndrueshme, dhe do i sigurojmë çdo vit nxënësve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, mësuesit më të mirë, më të motivuar, më të përgatitur.
Ne do të garantojmë që asnjë i ri shqiptar të mos ndjehet i tradhtuar nga arsimi i vet në tregun e punës. Rinia nuk është problemi, por është zgjidhja e Shqipërisë.
luftë totale ndaj abuzimit dhe klientelizmit në shëndetësi dhe ndaj çdo pozite monopol të krijuar deri tani. Do anullojme të gjitha konçesionet e padrejta në shëndetësi. Çdo qindarkë nga paratë publike që harxhohen në shëndetësi do ndjekin shqiptarin dhe jo konçesionarin.
Do çlirojmë tregun dhe punën nga taksat e larta. Taksat nuk do i shërbejnë politikës sociale por politikës ekonomike. Shqipëria do bëhet vendi me taksat me ulëta ne rajon. 1 miliard euro do i kthehen ekonomisë dhe shqiptarëve nga ulja që do i bëjmë taksave. Ne do e realizojmë ketë duke ulur në mënyrë drastike taksat e ngritura mbi biznesin, mbi fermerët, qytetarin, punën dhe kursimet e tyre.
Shqipëria do të jetë një nga 10 vendet me ngarkesë fiskale më të ulët në botë. Me shumë burime financiare në dispozicion të biznesit do të thotë më shumë mundësi punësimi për shqiptarët, që ata të kenë më shumë siguri në familjet e tyre.
Mirëqeverisje, shtet i vogël, i fortë, eficent.
Kujdes dhe dinjitet për çdo shqiptar.
Qeveri e hapur, transparente që mban përgjegjësi – qeveri që zgjidh dhe nuk shton probleme.
Ky është vizioni ynë, që në bashkëpunim me shqiptarët do të shndërrohët në një projekt të pandalshëm të Shqipërisë Europiane që po vjen e do të vijë.
Por misioni ynë i parë është ti prijmë betejës për të shembur të keqen.
Dua tu them sot të gjithë të rinjve të mos e shohin politikën si humbje kohe, por si një mundësi e madhe për të ndryshuar vendin.
Le të punojmë që cdo i ri në Shqipëri që ka ide, që ka talent, që ka energji të thotë: Po unë dua të jap kontributin tim. Unë kam dicka për të dhënë. Unë dua të përfshihem.
Le të ndërtojmë së bashku një brez të ri të demokratëve. Le t’ia kalojmë idetë tona brezit të ri.
Ka një brez të ri të talentuar që përditë arrijnë suksese, krijojnë mirëqënie dhe mundësi për të ardhmen e tyre me gjithë vështirësitë e mëdha që ka ky vend.
Dhe ne mund ta udhëheqim këtë brez të ri drejt përgjegjësive të së ardhmes.
Unë ju ftoj të të bashkoheni me ne në këtë rrugëtim miqtë e mi të rinj dhe të reja të Shqipërisë, do të jetë një rrugëtim i paharrueshëm, sepse ne do ta lëmë të keqen dhe rrugët e saj të vjetra pas.
Dhe ne do të vihemi në provë. Ne do të sfidohemi jo pak herë. Por ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Dhe kurrë nuk do kthehemi pas.
Ndaj sot dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve e në vecanti të rinjve që kërkojnë
Një politikë ndryshe
Ejani dhe kontriboni për ndryshimin
Partia Demokratike është e hapur
Partia Demokratike ka vend për të gjithë
Ejani dhe bëhuni ndryshimi që kërkoni.
Të dashur miq,
Momenti ku jemi sot është një moment dy herë i rëndësishëm:
Nga njëra anë jemi para një momenti kritik për ta ndaluar rënien e pakthyeshme të Shqipërisë në një cikël krizash, keqqeverisje, krimi dhe prapambetje
Nga ana tjetër, në vetvete ky është një moment i rrallë që nuk i jepet çdo brezi dhe çdo njeriu për të ndryshuar për mirë të ardhmen e vendit të tij.
Në fjalët e një presidenti të madh amerikan: Ka një rrjedhë misterioze në historinë njerëzore: disa gjeneratave ju jepet shumë, prej disa të tjerave kërkohet shumë!
Sot, thuajse 30 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ne ndodhemi sërish në udhëkryqin e fatit! Unë e mbaj mend si sot Rënien e Murit. Isha vëtm një gjimnazist 15 vjecar dhe e mbaj mend mirë.
Tani është radha jonë:
për ta shembur diktatin e krimit,
diktatin e oligarkëve,
diktatin e arrogancës,
diktatin e varfërisë!
Kjo nuk është vetëm luftë kundër plackitjes, vjedhjes dhe padrejtësië, është shumë më shumë se kaq.
Kjo është lufta për liri dhe demokraci europiane!
Thellë në zemrën time unë e di pa më të voglin dyshim se fitorja do të jetë e jona! Prandaj sot rreshtohemi të gjithë bashkë, për këtë betejë vendimtare! Deri në fund! Deri në fitore!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
* Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar