Albspirit

Media/News/Publishing

Jahja Lluka: Sami Frashëri, iluminist mbrojtës i diturisë dhe i shkencës

Samiu e Naimi në një letër dërguar një mikut të tyre për arritjet në shkrimin e në lëvrimin e gjuhës shqipe: “Armiqtë e kombit tonë, – thoshin ata, – donin të na gënjenin ç’prej kohe se gjoja gjuha shqipe është një gjuhë e prishur dhe trashamane, se nuk mund të shkruhet, se s’ka gramatikë, se me të nuk mësohen shkencat e tjera. Por në fund panë se shqipja u bë, u shkrua, u krijua alfabeti i saj, u hartua gramatika, u shtypën librat e shkencës, u përkthyen poezi të bukura prej çdo gjuhe të huaj.

Me një fjalë u kuptua se ç’gjuhë e përsosur dhe e rregullt është shqipja”.
“Sendet më të shtrenjtë në botë, – shkruante Samiu, – janë nderi dhe atdheu.

Ata që për dobi personale shkelin dashurinë e atdheut, ata shkelin njëkohësisht edhe nderin e tyre”.
Ishte 1 qershori i vitit 1850 kur erdhi në këtë botë Samiu, një fshat i vogël në Shqipëri “Frashëri” është vendlindja e tij.
Fëmijëria e Samiut nuk kishte qenë fare e lehtë, fati i tij i trishtë ishte që mbeti herët pa prindërit duke i lënë jetim tetë fëmijë, dy vajza dhe gjashtë djemë.

Vëllau i madh Abdyli ishte ai që u desh të përkujdesej për më të vegjlit fëmijë.Janina n’at kohë ishte kryeqytet i vilajetit dhe si e tillë ofronte mundësi më të mira jetese.Kushtet e vështira ekonomike dhe kërkesat e fëmijëve bënë që Abdyli të largohet për në Janinë.

Kështu, Samiut iu dha një mundësi e mirë për të studiuar ku regjistrohet në gjimnazin Zosimea, për shkak që tregoi aftësi të jashtëzakonshme në shumë disiplina si matematikë, anatomi, gjeografi, kozomografi dhe histori të natyrës u diplomua para kohe.

Si një mendje gjeniale që ishte Samiu mësoi frëngjisht, italisht, persisht, arabisht, latinisht si dhe greqishten e re dhe të vjetrën.
Puna e tij krijuese me gjithë këto njohuri që posedonte rrjedhi për tri dekada pa u ndalë duke nxjerrur më të mirën nga vetja në dobishmëri të kombit dhe kulturës.

Në Stamboll botoi romanin e tij të parë, atëherë kur Samiu ishte vetëm 22 vjeç. Krijimtaria e tij njehë më shumë se 60 vepra të botuara në gjuhën shqipe, atë perse dhe turke.

Samiut i dedikohet shkrimi i gramatikës shqipe të cilin e titullon “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, dhe poashtu njihet edhe si hartues i alfabetit shqiptar.

Vepra më e madhe e shkruar në gjuhën shqipe nga Sami Frashëri është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”?

Me këtë vepër Samiu shtroi pikëpamjet e tij në sferën historike, diplomatike dhe politike për një shekull më pas, ngjarje të cilat do karakerizojnë objektivat e tij në libër.

Por ishte vepra KÂMÛS AL-A’LÂM të cilës Samiu i kushtoi 11 vite, e që kur u botua kjo vepër nisi rrugëtimin në të gjitha biblotekat më të mëdha të asaj kohe.

Samiu kishte një qëllim të vetëm ngritjen e çështjes shqiptare në qarqet ndërkombëtare për tu bërë kështu njëri ndër personalitetet më të shquara të kombit shqiptar.

Shkroi shumë artikuj në gjuhë të huaja në të cilat përmendi anticitetin e popullit shqiptar sepse fakti që ishte nën zgjedhë të huaj dhe i mjeruar për shekuj e bënin Samiun që ta vuante këtë tragjedi të kombit.

Luftoi obskurantizmin mesjetar të monarkisë absolute dhe ishte në kundërshtim me praktikat dhe ligjet e Perandorisë Osmane të cilat sipas tij kishin ngulfatur qyterimin.Samiu ishte desit dhe sipas tij bota nuk mund të ishte ashtu siç e shpjegonin librat fetar sepse Samiu theksonte se gjithë trupat qiellorë u shtrohen një ligji dhe një rregulli.

Pikëpamjet e Samiut u vlerësuan lart në kohën kur jetoi, sepse ai këmbëngulte që vetëm nëpërmjet dijes arrihen majat e qytetrimit.
Sipas tij kombi shqiptar edhe pse i vogël kishte dhënë shumë për kulturën botërore, thesarin më të çmuar e sillte përparimi, progresi njerëzor që do ta linte pas errësiren e krijuar prej shekujsh.

E kjo ishte faktike sepse edhe pse populli shqiptar kishte dhënë shumë assesi nuk rimëkembej nga zgjedha e huaj.
Idetë e Revolucionit Francez kishin nxitur mendimin kritik dhe revolucionar të Samiut,veprat e Volterit, Dideros, Zhan Zhak Rusoit kishin lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore e që Samiu i admironte tej mase.

Samiu theksonte vazhdmisht se Perandoria Osmane kishte mbajtur pezull civilizimin ku filloi antikiteti e që sipas tij duhej medomos krijimi i një Shqipërie të re duke lënë anash prapambeturinë që e rrethonte dhe poashtu krijimi i një Turqie të re me frymë evropiane.
Ishte kundër çdo ndasie fetare të cilat nga armiqët e kombit stimuloheshin duke humbur identitetin dhe duke u tjetërsuar në kombësi tjetër për shkak të fesë.

Samiu luftoi aq shumë problematikat të cilat vinin direkt nga manipulimi përmes fesë e që ishin çdoherë në dëm të kombit shqiptar.“Shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman apo i krishterë”, shpallte ai, duke ngritur kështu idenë e kombësisë mbi idenë e fesë.

Mbylli sytë në Stamboll më 18 qershor 1904, për ta lënë pas veprën e tij shumë të madhe e cila i dha namin për të mbetur njëri ndër personalitetet më të mësha shqiptare dhe jo vetëm.

Please follow and like us: