Albspirit

Media/News/Publishing

Tre të rinj humbën jetën në aksident, identifikohen viktimat

Policia e Lezhës ka dhënë informacione zyrtare rreth aksidentit me tre të vdekur, në Adriatik të Kurbinit.

Makina tip “Lancia”, me targa AA 389 MO, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Për pasojë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet. Noa ka mësuar se viktimat janë, Jul Margjoni, 22 vjeç, banues në Kombinat të Tiranës, Simon Kaza, 20 vjeç, dhe Bert Marku, 17 vjeç, të dy banues në Adriatik të Kurbinit.

Noa ka mësuar po ashtu se shkak është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i makinës, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us: