Letërsia shqipe promovohet në Rumani
Pas suksesit të letërsisë shqipe në Sibiu, vazhdon promovimi i saj në qytetin e Iasi-it.
Promovohet romani “Kukulla” i Kadaresë, i përkthyer nga Marius Dobrescu dhe do të mbahet një mbrëmje poetike me vargjet e poetëve Frederik Rreshpja, Ilirian Zhupa, Visar Zhiti, Dritero Agolli, Skënder Rusi, Rita Petro, Bardhyl Londo, Ermir Nika, Luljeta Lleshanaku etj.
Veprimtaria organizohet nga Shoqata Lidhja e Shqiptareve të Rumanisë dhe Shtëpia Botuese “Humanitas”, më e rëndësishmja në Rumani.
Në promovimin e romanit të Kadaresë do të flasin Marius Dobrescu, Luan Topciu dhe Marius Chelaru.
Please follow and like us: