Deborah Xhako, shqiptarja që po magjeps “The voice of Italy 2018”
20-vjeçarja shqiptare Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”.
Falë zërit të saj brilant, Deborah, e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, është në gjysmëfinale.
Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.
Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit.
Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombësve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare, por sepse ajo është një zë magjepsës.
Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx.
/“Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”,/ i tha ai në një nga netët e provës.