Vetingu në numra
Që pas miratimit të reformës neë drejtësi, nga sistemi i drejtësisë janë larguar gjithsej 17 prokurorë dhe gjykatës.
Nga procesi i rivlerësimit, pra vetingut, zbatuar nga Komisioni i Përkohshëm i Kualifikimit (KPK) janë rivlerësuar deri tani vetëm 5 punonjës të sistemit të drejtësisë.
Prej tyre KPK ka shkarkuar tre punonjës: 2 gjykatës, Fatos Lulon dhe Besim Trezhnjevën, dhe 1 prokurore, Besa Nikëhasani. Të tre janë shkarkuar për mos justifikim të pasurisë së tyre.
Pavarësisht se subjektet e rivlerësuara mund të kundërshtojnë vendimin e KPK-së pranë Kolegjit të Apelimit (KA)—sipas procedurave të përcaktuara në Aneksin C(2) të Kushtetutës— deri më tani asnjë nprej tyre nuk ka paraqitur ankesë në KA.
Gjykatësja Altina Xhoxhaj është ende në proces rivlerësimi. Në seancën dëgjimore të kryer nga KPK ndaj saj, u tha se gjykatësja nuk arrin të justifikojë pasuritë e saj dhe shumën e parave kesh në emër të bashkëjetuesit. Por, vendimi për Zonjën Xhoxhaj u shty për ditët në vijim, pasi subjekti në fjalë paraqiti prova të reja.
E vetmja gjykatëse e kualifikuar nga KPK është Vitore Tushaj, anëtare e Gjykatës së Lartë.
Gjykatësit dhe prokurorët e shkarkuar ose të dorëhequr pas fillimit të procesit të vetingut janë si më poshtë:
1. Mirela Fana – anëtare e Gjykatës së Lartë, kryetare e KED, dorëhequr
2. Ilir Pashaj – gjyqtar në Elbasan, i dorëhequr
3. Drita Velaj – gjyqtare në Kukës, e dorëhequr
4. Besnik Imeraj – anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i dorëhequr
5. Ilir Çeliku – gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
6. Ibrahim Hoxha – gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, shkarkuar nga KLD, pa lidhje me vetingun
7. Shyqyri Çobo – gjyqtar në Berat, shkarkuar nga KLD, pa lidhje me vetingun
8. Ermir Beta – prokuror
9. Sulejman Tola – prokuror
10. Adriatik Llalla – nuk ushtroi të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë, pasi mbarimit mandati i Prokurit të Përgjithshëm
Në pritje të rivlerësimit nga KPK janë:
– 35 dosje të Gjykatës kushtetuese dhe të Lartë, të cilat do të vlerësohen nga Inspektoriati i KLD-së dhe më pas do ti përcillen KPK-së;
– 6 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës;
– 2 gjyqtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda;
– 4 prokurorë nga Prokuria e Tiranës./exit.al/