Arabi Saudite, nga qershori u lejohet marrja e patentave, rekord aplikimesh nga femrat
Mbreti Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite para pak muajsh hodhi një hap më tej drejt modernizimit, duke lejuar që edhe femrat të kryejnë kurse për drejtimin e mjeteve, që të pajisën kështu me patenta.
Dekreti i firmosur nga mbreti do të hyjë në fuqi më 26 qershor 2018, por në vend po ndodh një “çmenduri” pasi në dyert e autoshkollave sheh çdo ditë femra që aplikojnë për të marrë lejen e drejtimit të mjetit shkruan Tg.com.
Femrat e pasura të Arabisë Saudite janë gati të qëndrojnë vetë pas timonit të makinave luksoze që posedojnë në rezidencat e tyre. Mbi 30 mijë aplikonte janë regjistruar deri tani për kursin e patentës dhe ky është një numër rekord nëse marrim në konsideratë se është vetëm fillimi.
Revolucioni do të ketë një ndikim të fortë në një vend që ka penguar gratë për një kohë të gjatë nga jeta aktive jashtë dyerve të shtëpisë. Ky është hapi i tretë i rëndësishëm, pas vendimit për të hapur kinematë publike dhe lejimit të vajzavbe në stadiume./cna.al/