Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri dorëzon mandatin, ja kujt i hapet rruga për të hyrë në Kuvend

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një deklarate për mediat ka deklaruar se ka lënë mandatin e deputetit.

Ai tha se  nga sot dorëzon mandatin e deputeti, pasi është i hapur për ti shkuar deri në fund hetimeve dhe nuk do që ta akuzojnë se po i fshihet drejtësie.

“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ja dal. Qe sot, une nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo”, ishte kjo deklarata e Tahirit.

Në listën vijuese mandati i deputetit i pritet që ti kalojë Spartak Brahos. Kujtojmë që Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitn 2017, ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.

Please follow and like us: