Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Tahiri sulmon ashpër Xhafajn: Askush nuk ia nxin faqen vendit vet në këtë mënyrë

Saimir Tahiri ka sulmuar drejpërdrejt pasardhësin e tij, ministrin aktual të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Në një konference të gjatë për mediat, ku njoftoi se do të lërë mandatin e deputetit, Saimir Tahiri sulmoi mbarë politikanët në vend, që kanë përfituar, vjedhur, zhvatur popullin por nuk janë ndëshkuar as politikisht as ligjërisht.

Ndërsa në mënyrë të veçantë për fatmir Xhafën, tha: “Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor. Shtetet e tjera kanë më shumë banda se ne dhe përsëri nuk dalin të flasin në këtë mënyrë. Nuk ka njeri që ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë”. Me akuzat për policinë pasardhësi im (Xhafaj) ia kaloi dhe Saliut e Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbusr për fushat që dolën me hashash?!”, tha Tahiri me tej.

Please follow and like us: