Kryebashkiaku i Pragës vesh kostumin kombëtar shqiptar dhe viziton ambasadën tonë
Kryetari i Bashkisë së Pragës, Oldrich Lomezcky dhe partnerja e tij Veronika Blazková, kanë zhvilluar një takim kortezie në ambasadën shqiptare në Pragë. Ajo ç’ka binte në sy ishte se të dy ishin të veshur me kostum kombëtar shqiptar.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ekzistojnë të gjitha hapësirat për të shkëmbyer eksperiencën dhe për të bashkëpunuar në fushat e qeverisjes vendore, turizmit, kulturës, tregëtisë dhe mjedisit, mes dy vendeve.
Në fund të takimit, Kryetari i Bashkisë së Pragës, Lomecky bashkë me partneren me kënaqësi pozuan para flamurit të veshur me kostume kombëtare shqiptare.
Please follow and like us: