Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi i Iranit po shkatërron prova për të mbuluar masakrën e vitit 1988

Gjatë verës së vitit 1988, regjimi iranian ekzekutoi më shumë se 30,000 të burgosur politikë, shumica prej të cilëve ishin anëtarë ose bashkëpunëtorë të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK), opozita kryesore. Viktimat u ekzekutuan në grupe dhe trupat e tyre u vunë në varre masive të mëdha dhe të pashënuara. Këto ngjarje të tmerrshme u bënë të njohura si masakra e vitit 1988.

Që atëherë, familjet kanë kërkuar më  kot  varret e të afërmve të tyre. Në atë kohë, familjeve iu tha se të afërmit e tyre ishin ekzekutuar, por nuk iu dha asnjë informacion tjetër. Familjet nuk i kanë parë kurrë trupat dhe nuk u është thënë vendndodhja e varrit të të afërmve të tyre.

Shumica e njerëzve që u ekzekutuan gjatë masakrës së vitit 1988 u ekzekutuan pasi kishin vuajtur dënime të padrejta me burg për pjesëmarrje në veprimtari paqësore disidence.

Vazhdimisht është bërë thirrje për drejtësi për viktimat e masakrës në vitet e fundit dhe disa organizata ndërkombëtare kanë bërë fushata për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë.

 

Amnesty International sapo ka zbuluar disa informacione të reja që nxisin thirrjet për drejtësi. Analiza e fotografive, videove dhe imazheve satelitore dëshmon se autoritetet në Iran po bëjnë përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar provat.

Amnesty International në bashkëpunim me grupet e të Drejtave të Njeriut,  ka hartuar një raport me titull “Mbulim kriminal: Irani shkatërron varret masive të viktimave të vrasjeve të vitit 1988”.

Autoritetet iraniane po ndërtojnë, rrafshojnë me buldozierë,  shkatërrojnë dhe hedhin plehra në vendet e varreve masive.

Amnesty International tha: “Këto taktika po shkatërrojnë dëshmi të rëndësishme që mund të përdoren për të provuar të vërtetën në lidhje me shkallën e krimeve dhe për të siguruar drejtësi dhe dëmshpërblime për viktimat dhe familjet e tyre. Këto vende janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga agjencitë e sigurisë, gjë që sugjeron se organet gjyqësore, të inteligjencës dhe të sigurisë janë të përfshira në proceset vendimmarrëse që lidhen me përdhosjen dhe shkatërrimin e tyre “.

Raporti thotë se zonat që po shkatërrohen janë “skena krimi” dhe duhet të mbrohen “derisa të kryhen hetimet e duhura dhe të pavarura mjeko-ligjore për të identifikuar eshtrat dhe rrethanat mbi  çka u ndodhi viktimave”.

Autorët e masakrës së vitit 1988 janë ngritur në pozitë në  udhëheqjen në vend dhe asnjë zyrtar i vetëm nuk është hetuar. Për dekada me radhë, familjet e viktimave kanë jetuar me padrejtësi, kështu që ky mbulim është një goditje e madhe për ta.

Në raport, Amnesty International thekson se fshehja e fatit dhe e vendndodhjes së  viktimave përbën “zhdukje me forcë” – një krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Eshtë thelbësore që autoritetet iraniane të ndalojnë modifikimin e mëtejshëm të çdo vendi të konfirmuar ose të dyshuar si varr masiv. Në vend që të mbulojë krimet, është përgjegjësi e qeverisë iraniane t’i hetojë ato dhe të sigurojë që përgjegjësit të çohen para drejtësisë. Është veçanërisht mizore për familjet e viktimave të shohin se disa nga zyrtarët që kanë qenë përgjegjës për urdhërin dhe ekzekutimin e të burgosurve politikë janë ende sot në pushtet.

Please follow and like us: