Albspirit

Media/News/Publishing

Pseudonimet e 110 agjentëve të Sigurimit të Shtetit-aktivë si ministra, ish-ministra, deputetë, gazetarë

Medicina, serbi, greku, doktori apo piktori, ja disa nga pseudonimet e spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Dalin nofkat e 110 spiunëve të ish-Sigurimit – që janë aktivë në politikë ministra, ish-ministra, deputetë, gazetarë. Shtypi i Tiranës publikon 110 pseudonimet që politika apo media ka denoncuar gjatë viteve si etiketa të dosjeve të bashkëpunimit të personave që sot janë aktiv në politikë apo në institucione të ndryshme. Dhe kjo listë është bërë e njohur nga akuza të herëpashershme mes politikanëve që aludojnë për ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Politikanët shqiptarë gjatë 28 viteve nuk kanë lënë kusur ndaj njëri tjetrit, teksa kanë përmendur ku më pak dhe ku më shumë pseudonimet që kanë pasur si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste. Dhe emrat janë nga të dy krahët, ku janë të përfshirë ministra, deputetë, diplomatë, gjeneralë por dhe përfaqësues të medias dhe duke treguar se deri më tani komisionet për pastrimin e politikës kanë kapur vetëm peshqit e vegjël. Dhe s’janë pak emrat e përmendur nga politika, ku ne po botojnë listën me 110 pseudonime të bëra publike deri më tani, por që vegjetojnë në tërë piramidën e shtetit shqiptar. Me këtë shpjegohet dhe ngurrimi 28 vjeçar i politikës për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, ku dhe me ligjin e ri lejohen infiltrime të ish-spiunëve sërish në politikë e administratë. Nga 120 mijë dosje bashkëpunëtorësh që ka pasur ish-Sigurimi i Shtetit për 45 vjet, kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma. Po risjellim listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur:

1. Medicina

2. Penicilina

3. Qukapiku

4. Inxhinieri

5. Çiftelia

6. Çorapja

7. Qepa

8. Kodrina

9. Dizenjatorja

10. Financieri

11. Drita

12. Stilografi

13. I Vogli

14. Alfons Ballshi

15. Raketa

16. Profesori

17. Shkrimtari

18. Dragoi

19. Cigarja

20. Livadhi

21. Dëbora e re

22. Furtuna

23. Luftëtari

24. Snajperi

25. Proletari

26. Intelektuali

27. Sqepi

28. Doku

29. Bozhuri

30. Plepi

31. Parafabrikati

32. Kitara

33. Ushtari

34. Gjeli

35. Grepi

36. Shishja e qumështit

37. Serbi

38. Çiklisti

39. Fryma

40. Vesa

41. Greku

42. Malësori

43. Tigri

44. Vinçi

45. Sapuni

46. Diplomati

47. Poeti

48. Urithi

49. Pëllumbi

50. Stuhia

51. Kastori

52. Ekspertja

53. Oxhaku

54. Bredhi

55. Iriqi

56. Komshiu

57. Osumi

58. Komandanti

59. Vigjilenti

60. Trimi

61. Kalaja

62. Fshatari

63. Rruga

64. Magazinieri

65. Nata

66. Dallga

67. Kominoshja

68. Cironka e Myzeqesë

69. Piktori

70. Xhuxhi

71. Trëndafili

72. Masoviku

73. Shkrepësja

74. Llulla

75. Fyelli

76. Arkitekti

77. Aktori

78. Torno

79. Kaçavida

80. Shkodrani

81. Kosovari

82. Kapteri

83. Agronomi

84. Zootekniku

85. Memeci

86. Koromania

87. Doktori

88. Qershia

89. Daja

90. Fryti

91. Demoni

92. Berthama

93. Kali i Shalës

94. Poli i Veriut

95. Bjeshka

96. Sandalja

97. Lisi

98. Fonogrami

99. Kronometri

100. Valltarja

101. Dirigjenti

102. Pashtriku

103. Vesa

105. Snajperi

106. Sykuqi

107. Përparësja

108. Pela e Egër

109. Bjeshka

110. Giza

Please follow and like us: