Donald Lu: Mirëpres përballjen e Tahirit me drejtësinë, pa imunitet
Ambasadori amerikan Donald Lu komentoi sot vendimin e Tahirit për të lënë mandatin e deputetit. Ai tha se “e mirëpres vendimin e Z. Tahiri që do të përballet me drejtësinë pa imunitetit”.
“Hetimet po vazhdojën ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, tha Lu.
“Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, vijoi ai.
Po kështu ai tha se duhet të arrestohen dy persona të skeduar për trafik droge, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, pronari i kompanisë ku u gjetën 613 kg kokainë.