Opozita turke del me kandidat kundër Erdoganit
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, shpalli kandidatin e saj që të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm.
Muharrem Ince është laik dhe kritik i fuqishëm i Erdoganit.
Ai ka qenë deputet qysh në vitin 2002.
Partia Republikane Popullore planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin.
Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim e ka shumicën në Parlament.
Erdogan i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë – më 24 qershor.
Laikët janë kundër agjendës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, për të cilën thonë se po e islamizon shtetin.
Please follow and like us: