‘Kërcen’ gjyqtari Hoxha nga belaja, nuk justifikon dot pasurinë
Është mbajtur sot seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha. Ai u përfaqësua në seancë nga avokati, Julian Mertiri. Komisioni tha në seancë se gjyqtari nuk i justifikon gjithë të ardhurat për blerjen e apartamentin në Tiranë në 2011, me vlerë 140 mijë euro. Në fakt kjo është pasuria e vetmja e gjyqtarit Hoxha. Sipas KPK-së, gjyqtari Hoxha nuk justifikon shumën prej 275 mijë lekësh të reja.
Sakaq, avokati i tij, Mertiri, në përfundim të seancës tha për mediat se gjyqtari e ka tërësisht të justifikuar pasurinë. Ai tha se ka shitur shtëpinë në Shkodër në 2011 dhe ka blerë një tjetër më të shtrenjtë në Tiranë. “Ka shitur shtëpinë në Shkodër, ka marrë borxhe dhe kredi për të bërë shumën e nevojshme per blerjen e apartamentit në Tiranë”. Po kështu avokati sqaroi se KPK referoi edhe një problem në deklarimin e pasurisë së vitit 2003 për disa para që gjyqtarit ia kishin hedhur në dasmë, ndaj u kërkua, tha ai, të sekuestrohet kaseta e dasmës.
Vendimi për gjyqtarin Fatmir Hoxha do të jepet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 10 Maj.