Albspirit

Media/News/Publishing

Prangoset ‘punonjësja e Interpolit’, Pranvera Stojani, 8 mijë euro për vizë amerikane

Policia e Shtetit ka prangosur një grua e cila mashtronte qytetarët për sigurimin e një vize amerikane. Ajo kërkonte shuma deri në 8 mijë euro për ‘shërbimin’ dhe hiqej si punonjëse e Interpolit. Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë. Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Please follow and like us: