Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari i Kushtetueses: Bleva shtëpinë me lekët që më hodhën në dasmë

Fatmir Hoxha është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, dosja e të cilit u gjykua ditën e sotme pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vetë gjyqtari nuk ishte i pranishëm në sallë, por avokati përfaqësues i tij arsyetoi pasurinë.

Avokati i Hoxhës është shprehur se shtëpinë e ka bërë me lekë borxh si dhe me lekët që atij ia kanë hedhur në dasmë, kur është martuar.

Mësohet se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ka vënë në dispozicion videot e dasmës, por kjo provë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese i Vetting-ut.

 

Ai u shpreh: Pretendohet nga KPK për një shumë që nuk justifikohet, por Hoxha ka kërkuar të administrohet kaseta e dasmës, bëhet fjalë për një shumë normale lënë nga të afërmit e tij. Shuma është plotësisht e justifikueshme, zoti Hoxha nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtetueses dhe është transferuar nga Shkodra, ka shitur banesën me orendi dhe shuma i përket orendive, dhe vetë shtëpisë”.

Pjesë nga diskutimi

Po borxhi i marrë nga miku i tij?

Është ende një borxh që po shlyhet së bashku me një kredi që ka marrë nga shteti.

Kredia si është marrë?

Sipas VKM si një nga funksionarët e lartë dhe ishte i pastrehë dhe është marrë për të blerë banesën, kredidhënësi.

Po borxhi ndaj kunatit?

Borxhi ndaj kunatit është marrë po për apartamentin dhe është shlyer.

Please follow and like us: