Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Haxhia pritet të ekstradohet nesër në Shqipëri

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, nesër të dalë përpara trupit gjykues në Turqi, ku do të vendoset për ekstradimin e tij në Shqipëri. Avokati i Haxhisë në Shqipëri, Fran Dashi ka thënë se klienti do të paraqes prova të reja për ekstradimin e tij. Lapsi.al shkruan se tashmë, oficerë të policisë shqiptare jane ne Turqi, ne pritje per ta sjelle ne Tiranë.

Ndërsa sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet në Shqipëri. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë.

 

Please follow and like us: