Vajza nga Peruja që do vizitojë falas Shqipërinë
Yvonne Frayssinet, kështu quhet vajza nga Peruja e cila ka fituar të drejtën për t’i rënë rreth e rrotull Shqipërisë, falas. Lajmin e bën me dije ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Faber e cila thotë se fituesja e konkursit është pikërisht vajza nga Peruja e cila shprehet tejet entuziazte përmes këtij video mesazhi ndërsa mban në kokë edhe një qeleshe. Ajo do të qendrojë për një javë në bregdetet shqiptare, një javë në Tiranë si dhe do vizitojë kështjellat tona historike. Jemi prag çeljes së sezonin turistik veror ndaj të tilla lajme janë shumë pozitive sa i takon promovimit të vlerave e bukurive shqiptare.
Please follow and like us: