Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Haxhia ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia

Izet Haxhia, i njohur si ish-truproja i Sali Berishës dhe i akuzuar për vrasjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, do të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Turqia.

Haxhia, që në vitet e fundit me postimet në Facebook ka “sulmuar” ish-shefin e tij Sali Berisha dhe personazhe të tjerë të politikës shqiptare, do të zbarkojë rreth orës 20:00 në Rinas me një avion të “Turkish Airlines”.

Ai do të pritet në Rinas nga një grup i gatshëm i Drejtorisë së Burgjeve. Pas mbërritjes në Shqipëri, Haxhia do të dërgohet në qelitë e burgut 313 në Tiranë.

Duhet theksuar se ai është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajadarit, por nuk e ka kryer dënimin pasi gëzonte azil politik në shtetin turk.

Haxhia u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka garantuar rihapjen e dosjes së tij.

Please follow and like us: