Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Tërhiqemi nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë Trump si fillim radhiti pretendimet në lidhje me udhëheqjen Iraniane.

Ai pretendoi se Irani mbështet organizatat terroriste dhe shtoi: “Irani është shteti sponsor i terrorit. Për këtë ka përdorur pasurinë e popullit të vet. Irani është mbështetës i Hizbullahut, Hamasit, Talebanit dhe Al Kaedës”.

Lideri amerikan parashtroi se marrëveshja bërthamore me Iranin siguroi vetëm pasurimin me uranium të këtij vendi.

“Marrëveshja është për të ardhur turp. Kjo është një marrëveshje njëanëse. Nëse lejon marrëveshjen bërthamore, do të përjetohet armatim në Lindjen e Mesme. Kjo marrëveshje nuk pengoi qëllimet e Iranit në rajon. Bombën bërthamore të Iranit nuk mund ta pengojmë me këtë marrëveshje erëkeqe”.

Pastaj duke shpallur vendimin që priste tërë bota, Trump tha: “Tërhiqem nga marrëveshja”.

Ai tha gjithashtu se do të zbatohen përsëri sanksione ndaj Iranit.

Marrëveshja bërthamore u nënshkrua ndërmjet Iranit dhe vendeve P5+1 (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) në vitin 2015-të.

Trump tha se me vendet në fjalë mund të punohet për një marrëveshje të re kundër “kërcënimit bërthamor të Iranit”.

Vendet në fjalë me marrëveshjen e nënshkruar në 2015-të kishin pranuar të hiqnin disa sanksione ekonomike në këmbim të reduktimit të programit bërthamor të Iranit.

Pas vendimit të Trumpit vëmendja është kthyer nga Teherani dhe mënyra se si do të kundërpërgjigjet.

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani kishte bërë të ditur se në rast të tërheqjes Amerika do të bëhej pishman.

Kurse Kryetari i Komitetit Bërthamor të Kuvendit të Iranit, Mucteba Zunnur kishte bërë të ditur se, nëse Amerika tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Teherani do të pasurojë aq uranium sa ka nevojë.

Ndërsa në një koment të gazetës Washington Post bëhej një vlerësim ku shkruhej: “Nëse Amerika tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, mund të ndërpritet tërësish dialogu i zbehtë ndërmjet Amerikës dhe Iranit dhe do të eliminohet plotësisht mundësia e afrimit dhe kompromisit”.

Please follow and like us: