Albspirit

Media/News/Publishing

KPK shkarkon edhe një tjetër gjyqtar të Kushtetueses që i bëri paratë nga dasma

Vettingu ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhën.

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Seanca nisi me një apel te kryesueses se seancës për mediat dhe te pranishmit e tjerë ne salle, për te zbatuar me rigorozitet rregullat e mbledhjes. Gjyqtari ne seance është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri. Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro. Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës. Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartamenti. Këtë shume, avokati thotë se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te përvitshëm te pasurisë. Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres. “Kjo nuk është shkelje ligjore, por marrëveshje mes gjyqtarit dhe firmës ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses. Një tjetër problematike e konstatuar ka qene pasuria e deklaruar ne vitin 2004, qe sipas KPK-se është me e madhe se te ardhurat e tij vjetore. Avokati i gjyqtarit tha se shtesa ne pasuri ka ardhur prej parave qe i kane hedhur ne dasmë. Për këtë avokati ka vene ne dispozicion te trupës gjyqësore edhe videot e dasmave, por qe kjo prove nuk është pranuar nga KPK-ja. Ne fund komisioni vendosi qe te shpalle vendimin te enjten e 10 majit. Nga gjyqtaret e Kushtetueses, Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani. Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.

Please follow and like us: