Albspirit

Media/News/Publishing

Alban Omari: Të faleminderit Genta Kaloçi!

Na dhe një mësim të mire, avash-avash, plagët kishin zënë kore dhe kishim filluar të harronim.
Ndoshta vetë koha po bënte atë që ndërgjegja nuk donte donte ta bënte apo here-herë qetësisht e kalonte.

Por bravo Genta, ti tregove se ju jeni aty midis nesh përsëri që gëzoni pafundësisht për vdekjen e një biri, për plagën e një nëne.

Ti tregon se çfarë diference kemi midis klasave.
Të sojillinjve si ne dhe sojësëzëve si ti.
Je e sinqerte ti nuk di të shtirresh.
Ti tregon ajo që je dhe nuk të flet goja para mendjes.
Ti flet me zemër prej vërteti ashtu siç edhe ajo është.
Ti je tamam drapër e çekan ashtu si dhe coveri tënd në facebook.
Do të të kishte zili që nga Juda, Hitleri. esesët e tij, Pol Poti, Kmerët e Kuq, Bolshevikët e Stalinit, revolucinarët e Maos, diktatorët si Enveri, Çaushesku, Tito e deri te Kim Jongu.
Të gjithë këta bashkë ti i kalon, po po se dhe ata përpiqeshin herë herë t’i ndanin gratë dhe fëmijët në krimet e tyre monstrueze ose më saktë bënin sikur.
Kurse ti nuk ke mëshirë, ti nuk ngopesh në urrejtjen tënde klasore politike deri sa thua kjo është “DREJTËSI”.
Pyet ata prindër të majtë si ty që kanë përjetuar humbjen e një fëmije si ndihen.
Ti lumturohesh me burgun e Ngjelës, Velos, me vdekjen e djalit të Zhitit e Pekës dhe këto prapë i quan drejtësi.
Postimi tënd është me shumë vlerë, të falenderoj sinqerisht që na kujton se nuk jemi njësoj” bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” që nuk mund të jemi “përtej të majtës dhe të djathtës”.

Faleminderit që na bën përsëri të urrejmë.

                                                                                                          

Please follow and like us: