Mevi Rafuna: Të jesh njeri
Sa e vështirë është të jesh
njeri,
në botën që pa mëshirë
të zhvesh nga mirësia,
ku një fjalë,
një buzëqeshje
ngjan si e shthurur
se nga e keqja thonë lindi djalli,
në fatin që fytin ta përthekon
është e kot të mund të zgjidhesh,
as zogjët nuk ja dalin
edhe pse kanë krahë të ngjiten atje përtej qiellit,
është e zorshme
të nxjerrësh një britmë
se askush nuk dëgjon
kur lart lart ngjiten shërbëtorët
e mbi njeriun shkelin pa drojë
se njeriu ka vdekur thonë
mbi gjakun vjollcë
ngjizet harrimi për të sotmen
në kohët që vrazhdë gërryejnë lëkurën
s’do ketë më pasardhës të mirësisë
veç sherbëtorëve
dhe ndoshta
dikush do guxoj
t’i thyejë pasqyrat e rreme.
Please follow and like us: