Albspirit

Media/News/Publishing

Eleni zuri vendin e dytë në Eurovizion, mediet greke kritikojnë Shqipërinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka përfaqësuar Greqinë në “Eurovizion 2018” dhe ka arritur të zërë vendin e dytë, në bazë të pikëve të marrë nga juria.

Por për këngëtaren, nuk kanë munguar as kritikat nga mediet greke, pasi ka bërë shqiponjën bashkë më këngëtarin shqiptar, Eugent Bushpepa. Gjithashtu, siç duket, mediet greke nuk janë të kënaqura me vlerësimin që Shqipëria i bëri Greqisë. Shqipëria i  dha 10 pikë Greqisë, ndërkohë që me 12 vlerësoj Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

 “Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur te përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”,- shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Please follow and like us: