Katër fitoret e Izraelit në Eurovision: 1978, 1979, 1998 dhe 2018
Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion Song Contest nga viti 1973 dhe e ka fituar katër herë atë.
Në vitin 1978 (22 prill), në festivalin e zhvilluar në Paris fitoi me këngëtarin Izhar Cohen dhe grupin Alphabeta me këngën e famshme “A-Ba-Ni-Bi”. Izraeli grumbulloi 157 pikë, 32 më shumë se Belgjika e vendit të dytë.
Në vitin 1979 (31 mars), në festivalin e zhvilluar në Jerusalem, Izraeli fitoi vendin e parë me këngëtarin Gali Atar dhe Milk and Honey, me këngën e njohur “Hallelujah”. Izraeli grumbulloi 125 pikë, 9 më shumë se Spanja.
Në vitin 1998 (9 maj), Izraeli fitoi në Birmingam të Anglisë me këngën “Diva” të ekzekutuar nga Dana International, duke grumbulluar 172 pikë, 6 më shumë se Anglia, e dyta.
Në vitin 2018 (12 maj), Izraeli fitoi në Lisbonë të Portugalisë me këngën “Toy”, të kënduar nga Netta Barzilai.