Macron nderohet me Çmimin Karl i Madh
Pas marrjes së çmimit, Macron ritheksoi në Ahen apelin e tij për një sovranitet më të fortë europian. Ai tha se Europa nuk duhet të ketë frikë, nuk duhet t’u nënshtrohet “tiranisë së ngjarjeve”, por duhet të luftojë për “autoritetin e demokracisë”. Europa nuk duhet të ndalet, tha ai.
Ai foli në Ahen sërish në favor të një buxheti të Eurozonës dhe për më shumë kompensim fiskal.
Në fjalën e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel çmoi zellin e palodhshëm të Macron-it për integrimin europian. Ajo theksoi se Gjermania dhe Franca besojnë fuqishëm se Europa duhet të marrë vetë fatin e saj në dorë. (Du)
Please follow and like us: