Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Xhafaj nuk u paraqit në prokurori për kallëzimin ndaj PD

Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka depozituar një kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD: Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova. Në padinë e depozituar pasditen e së hënës në Prokurorinë e Tiranës, Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audio-përgjimin e publikuar nga PD nuk është i tij. Media mësoi se Agron Xhafaj nuk është parqitur personalisht për të bërë kallëzimin në prokurori. Ka qenë avokati i tij që ka përmbushur këtë procedurë. Kallëzimi penal ndaj 3 zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u bë pasi të hënën ata publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Please follow and like us: